Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) Shqipëri mori me krenari pjesë në Business Travel Roadshow (BTR) – Edicioni i Dimrit, i zhvilluar në Hilton Riyadh Hotel & Residences më 6–7 tetor 2025.

Gjatë këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar, IETT zhvilloi një sërë takimesh produktive, sesione rrjetëzimi dhe punëtori interaktive, të cilat ngjallën interes të madh për trashëgiminë e pasur kulturore dhe potencialin e larmishëm turistik të Shqipërisë.

Gjatë dy ditëve të eventit, IETT ndërtoi lidhje të vlefshme me partnerë udhëtimesh nga Arabia Saudite dhe vendet e Gjirit apo GCC-së, duke hapur rrugën për bashkëpunime dhe iniciativa të përbashkëta në promovimin e Shqipërisë si një destinacion unik dhe frymëzues.