Qendra e Gjuhëve të Huaja IETT!

Qendra e gjuhëve të huaja IETT është themeluar me shumë përkushtim dhe operohet nga mësues dhe profesionistë me qëllim ofrimin e klasave të gjuhëve të huaja me cilësi të lartë, në një mjedis argëtues, të qetë dhe profesional. Stafi ynë krenohet me sigurimin e nivelit më të lartë të shërbimit, në mënyrë që studentët tanë të ndjehen komodë. Klasat tona me maksimum 12 studentë dhe qasja interaktive për mësimin e gjuhëve të huaja sigurojnë një përvojë frytdhënëse të të mësuarit. Vendndodhja jonë pranë universiteteve dhe afër qendrës së qytetit, e bën të përshtatshme dhe me leverdi ndjekjen e kurseve në institutin tonë. Misioni i qendrës së gjuhëve të huaja në IETT, është ofrimi i një edukimi cilësor që do t’iu shërbejë gjatë gjithë jetës. Nëpërmjet metodave inovative, ne përgatisim studentët si qytetarë dhe profesionistë të një shoqërie të hapur, i japim mundësi fëmijëve të mësojnë duke u zbavitur, ofrojmë mësimin e gjuhëve në fusha specifike si: biznes, mjekësi, teknologji etj. Në kuadër të idesë “Lifelong Learning” (mësimit gjatë gjithë jetës), iu japim mundësi cdo moshe të bëhen pjesë e “World Languages”.

Vizioni ynë është vendosja e standardeve bashkëkohore në mësimdhënien e gjuhëve të huaja në mënyrë profesionale, për një të ardhme të ndritur.