Rrjeti Rinor IETT!

Rrjeti Rinor IETT, i krijuar nga Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, me mbështetje të partnerëve të tij, synon të jetë një forcë shtytëse për të informuar, fuqizuar dhe angazhuar të rinjtë për të zhvilluar potencialet e tyre. Ky rrjet nëpërmjet zbatimit të ideve dhe projekteve inovative ka si qëllim përmirësimin dhe gjallërimin e jetës sociale, edukative dhe kulturore.

Fokusi i Rrjetit Rinor IETT është promovimi i diversitetit social – kulturor, edukimi dhe informimi i të rinjve rreth fenomeneve sociale negative. Objektivi kryesor mbetet mbështetja e talenteve të reja, zhvillimi i tyre, si dhe krijimi i një tradite rinore.

Pjesëmarrja në Rrjetin Rinor të IETT-së sjell këto përfitime:

  • Mbështetje nga IETT për ndjekjen e shkollave verore brenda dhe jashtë vendit, të cilat organizohen nga Instituti dhe/ose partnerët e tij;
  • Certifikatë pjesëmarrjeje në aktivitetet e organizuara nga IETT;
  • Mbështetje për aktivitete të ndryshme që Rrjeti Rinor mund të organizojë në ambientet e IETT-së;
  • Një kopje falas të çdo botimi të Institutit;
  • Mundësi për kryerjen e internshipeve pranë IETT;
  • Udhëtime turistike me qëllim njohjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore (1-2 ditor);
  • Përdorimi i Bibliotekës në ambjentet e Institutit Kanadez të Teknologjisë, CIT;
  • Ulje për programet e studimit Master që ofrohen nga Instituti Kanadez i Teknologjisë, CIT, të tilla si: Business Administration, Finance and Accounting, Computer Engineering and IT, Software Engineering, Telecommunication Engineering, Digital Marketing;
  • Një kuotë e lirë, 50% bursë për programet e nivelit Master në CIT, në bazë të plotësimit të kritereve të mëposhtme:
    -Rezultateve; Asistencës ekonomike; Studentëve me një prind; CV-së;
  • Një nivel pa pagesë për një nga kurset që ofrohen nga CIT HUB si: Python, Web development, Database system etj., (CIT Hub është një qendër inovatore, projekt i IETT-së, i krijuar me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar, Bashkisë Tiranë dhe CIT);
  • Mundësi publikimi të artikujve shkencorë në revistën shkencore – kulturore “Univers”, në rast se i përmbushin kriteret shkencore.

Çfarë kërkohet nga pjesëtarët e Rrjetit Rinor IETT:

  • Të merrni pjesë rregullisht dhe të jeni aktivë në eventet që organizohen nga IETT dhe partnerët mbështetës;
  • Të sillni ide dhe risi në fusha të ndryshme; organizoni projekte për t’u dhënë një mundësi të ngjashme të rinjve të tjerë;
  • Të advokoni për çështje që lidhen me ruajtjen e vlerave pozitive të shoqërisë, vlerave të familjes, promovimit të Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit;
  • Të përfaqësoni RRIETT në aktivitete të jashtme, si dhe të bashkoheni në takimet tona për të kuptuar më mirë misionin e IETT;
  • Të jepni mendime dhe sugjerime mbi aktivitetet e RRIETT dhe institutit IETT;
  • Të jeni bashkëpunues gjatë organizimeve të kampeve ose shkollave verore/dimërore.

*Të gjithë të rinjtë që do të shprehin interes për t’u bërë pjesë e Rrjetit Rinor IETT, do të kontaktohen nga sekretaria e IETT në mënyrë individuale mbi të gjithë procesin dhe hapat që do të ndiqen në vijim.