IETT zhvilloi një vizitë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shqipëri, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e edukimit, trashëgimisë kulturore dhe turizmit.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, veçanërisht në iniciativa që lidhen me promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e programeve edukative për të rinjtë.
Në këtë kuadër u prezantuan disa ide për projekte me fokus te trashëgimia jonë e përbashkët, si dhe në organizimin e veprimtarive që synojnë përfshirjen më aktive të të rinjve nga të dy vendet.