IETT zhvilloi një vizitë pranë Traditës Popullore, e përfaqësuar nga znj. Edlira Sulaj, me qëllim nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit dhe hapjen e rrugëve të reja për iniciativa të përbashkëta.
Gjatë takimit, Drejtoresha Ekzekutive e IETT, znj. Anisa Hykaj, shprehu vlerësimin për rrugëtimin e Traditës ndër vite, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore përballë sfidave të vazhdueshme.
Palët diskutuan mbi mundësitë konkrete të bashkëpunimit në projekte që synojnë fuqizimin e trashëgimisë, edukimin dhe promovimin e vlerave kulturore në shoqëri.








