Në ambientet e IETT u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT), i përfaqësuar nga znj. Anisa Hykaj, dhe Albanian Tourism Institute (ATI), i përfaqësuar nga Z. Luan Dervishej.
Kjo marrëveshje synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus në edukimin profesional, zhvillimin e projekteve inovative dhe promovimin e praktikave bashkëkohore në sektorin e turizmit.
Në kuadër të këtij partneriteti, palët do të angazhohen në realizimin e trajnimeve, eventeve dhe iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe standardeve të turizmit shqiptar.
Marrëveshja përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të mundësive të reja për zhvillim dhe bashkëpunim në sektor.





