Në Këlcyrë artizanati ka një rol të rëndësishëm në kulturën vendase. Në tregje e tyre mund të gjeni punime të veçanta të bëra me dorë si rroba dhe artikuj të drurit.
Tradita qindra vjeçare e punimit të vazove të drunjta me mënyrë artizanale nuk është zhdukur në Këlcyrë. Prej vitesh mjeshtrat e artizanatit në këtë zonë vazhdojnë ta trashëgojnë këtë traditë.

Artizanati i punimit te vazove te drunjta.

Tradita e vazove të drunjta është një traditë e cila nuk haset në shumë qytete, por Këlcyra përmendet për këtë artizanat.
Artizanati i punimeve të vazove të drurit në Këlcyrë është shumë i njohur. Aty mund të gjeni vazo të bukura dhe unike të punuara me dorë nga druri i vendit. Këto punime janë të vecanta për aftësinë dhe kreativitetin e artizanëve vendas.
Vazot e drunjta janë vecanërisht tërheqëse për shkak të esktetikës së tyre natyrale. Mund te gjeni vazo të ndryshme në forma dhe madhësi të ndryshme, duke përfshirë edhe vazo me motive tradicionale të gdhendura me dorë. Aktualisht, vazot prej druri nuk janë aq të njohura në përdorim sa dikur. Artizanati i prodhimit të vazove të lisit është nje ndër artizanatet që i ka mbijetuar kohës. Lënda e parë është lisi i cili nuk mungon në pyjet e Përmetit. Vazot prej druri nuk janë vetëm të përshtatshme, por edhe të bukura. Ato vazhdojnë të përdoren për ujë, substanca me shumicë, turshi perimesh etj.

Arizanët në Këlcyrë

Artizani Ikmet Mino e ka të trashëguar zanatin dhe prej 55 vitesh punon vozat e drunjta për mbajtjen e verës, rakisë dhe djathit.