Më 16 korrik 2025, Al-Sadah for Exhibitions and Conferences Organization, në bashkëpunim me Institutin e Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT), organizoi Forumin e 26-të Ndërkombëtar për Programet Turistike dhe Shërbimet Hoteliere në Tiranë.
Në këtë forum morën pjesë agjenci turistike, institucione, personalitete, biznese dhe profesionistë nga Arabia Saudite dhe Shqipëria, duke krijuar një platformë të gjerë për ndërtimin e marrëdhënieve, partneriteteve dhe bashkëpunimeve në sektorin e turizmit mes të dy vendeve.
Forumi kishte në fokus promovimin e Arabisë Saudite si një destinacion turistik në rritje, në kuadër të Vizionit 2030, si dhe forcimin e shkëmbimeve kulturore dhe turistike ndërmjet dy vendeve.
Në ceremoninë e hapjes, Drejtoresha e IETT-së, Dr. Nevila Nika, mbajti një fjalim mirëseardhjeje për pjesëmarrësit, ndërkohë që Kryetari i Bordit Drejtues të IETT, Prof. Dr. Ramiz Zekaj, mbajti një fjalim mbi rëndësinë e turizmit si motor zhvillimi ekonomik dhe urë lidhëse mes kulturave, duke theksuar rolin e bashkëpunimeve konkrete në këtë sektor.
I ftuar nderi ishte Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri, z. Faisal Hifzi Ghazi, i cili dha një certifikatë mirënjohjeje për organizatorin dhe CEO-n e “Al-Sadah”, z. Ibrahim Al Hebshi, në vlerësim të kontributit të tij për promovimin e turizmit arab në Shqipëri.



















