Gjiri i Dafinës, bukuria më e veçantë që ofron Karaburuni
Gjiri i Dafinës ndodhet në pjesën perëndimore të Parkut Natyror të Karaburunit, i cili është i vetmi park detar nëShqipëri.
Shtegu i Dafinës ose i 2 deteve është një nga shtigjet mjedisore më tërheqëse për shumë vizitorë vendas dhe të huaj.Një nga periudhat më të mira për ta eksploruar këtë shteg është muaji maj deri në tetor. Ndonëse prej vitësh kjo zonë ishte e ndaluar të vizitohej për shkak se shtrihej në një perimetër të sigurisë së lartë ushtarake, sot ajo ka marrë vëmendjen jo vetëm të vizitorëve vendas, por edhe të turistëve që vijnë nga shtetet e ndryshme të botës.
Gjirit të Dafinës, më shumë ia shton bukurinë një shpellë që gjendet aty. Ajo është tepër e veçantë sepse në brendësi të saj është krijuar një plazh unik!
Të notosh në brendësi të një shpelle është vërtet një fenomen që nuk mund ta gjesh lehtësisht në ndonjë vend tjetër. Imagjinoni një moment, ju mund të notoni në ujëra të kristaltë, por pa u shqetësuar asnjë moment nga dielli dhe nga bota e jashtme.
Ejani dhe mahnituni me këtë bukuri përrallore që nuk ka nevojë për më shumë përshkrim sepse aty mrekullia flet vetë