Një ndër fokuset e Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit është përfshirja e të rinjve në komunitet, aftësimi i tyre gjatë dhe pas përfundimit të studimeve, si edhe përgatitja për tregun e punës.
Në kuadër të thirrjes VIII të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës shpallur nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, IETT ka mirëpritur dy studentë për të zhvilluar praktikën në ambientet e Institutit.
Nën udhëheqjen e koordinatores së IETT-së, dy të rinjtë përfituan një përvojë kualifikuese përgjatë tre muajve, e cila do të ndikojë në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale të tyre.
Gjatë kësaj periudhe ata përfituan njohuri në fushën e trashëgimisë kulturore dhe turizmit, aftësim dhe përgatitje për tregun e punës si edhe ekperiencë pune në institucion.
IETT ju uron studentëve suksese në projektet e ardhshme!