Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) mori pjesë në Panairin e Punës të organizuar nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, një aktivitet i dedikuar orientimit profesional dhe lidhjes së studentëve me mundësi konkrete zhvillimi.
Gjatë panairit, IETT prezantoi programet, aktivitetet dhe mundësitë që ofron për zhvillimin profesional dhe akademik të të rinjve, duke përfshirë iniciativa edukative, aktivitete kulturore dhe projekte në fushën e trashëgimisë dhe turizmit.
Interesi dhe energjia pozitive e studentëve ishte mbresëlënëse. Shumë prej tyre shprehën dëshirën për t’u bërë pjesë e rrjetit rinor të IETT-së dhe për të kontribuar në aktivitetet tona të ardhshme.
IETT mbetet e përkushtuar në mbështetjen e të rinjve dhe krijimin e urave që i afrojnë ata më pranë tregut të punës dhe zhvillimit të karrierës së tyre.