Këto kanione të mrekullueshme ndodhen përgjatë rrjedhës së lumit Erzen dhe janë vetëm 20 km larg Tiranës.
Lumi i Erzenit ka një gjatësi prej 108 km. Rrjedh në një terren shkëmbor dhe gjatë shekujve ka krijuar kanione spektakolare. Kanionet janë të mbushur me vaska, katarakte, guva dhe ngushtica të të gjitha formave.
Diku në mesin e kanioneve janë tri burime të bukura. Dy prej burimeve kanë ujë me minerale squfuri. Kjo bën që uji të merrë një ngjyrë të kaltër në blu, ndërsa mbi burime ai është me ngjyrë të gjelbër.
Lumi i Erzenit në njërën nga zgavrat e krijuara, arrin deri në 10 m thellësi. Ka gropa në vendin ku derdhen ujëvarat, të cilat gjatë verës përdoren për të notuar dhe bërë plazh.
Thellësia e kanioneve të krijon mundësinë për të notuar në ujin e kristaltë që e karakterizon.