Kursi për shkrues interpretativë CIW është dizenjuar për: profesionistë që komunikojnë me shkrim trashëgiminë natyrore dhe/ose kulturore.

Megjithëse nuk kërkohet përvojë e mëparshme në interpretim, nevojitet vetëm pak përvojë në shkrim. Pjesmarrësit do të mësojnë të shpalosin kreativitetin e tyre, kur të shtjellojnë, si të joshin, befasojnë dhe magjepsin audiencën e synuar. Ky kurs është i mbushur me ushtrime dhe diskutime frymëzuese, truke dhe rregulla të zgjuara për të transformuar “tekste të mërzitshme dhe të thata” në tekste të qarta, tërheqëse dhe kuptimplota që tërheqin vërtet njerëzit.

Përmbajtja e kursit përfshin:

  • Lehtësimin e eskperiencave të para me objektet e trashëgimisë natyrore dhe kulturore përmes shkrimit interpretues;
  • Ballafaqimi me trashëgiminë materiale dhe jomateriale;
  • Zbulimi i kuptimeve dhe marrëdhënieve të dukurive natyrore dhe kulturore dhe rëndësia e vlerave universale;
  • Nxjerrja e temave të forta nga sitet natyrore dhe kulturore, objektet dhe informacionet faktike;
  • Shndërrimi i teksteve faktike në tekste që nxisin interpretimin;
  • Shkrimi i një teksti interpretues të frymëzuar nga një fenomen i trashëgimisë;
  • Inkurajimi i qytetarisë aktive nëpërmjet interpretimit;
  • Shkrimi i një skenari audiointerpretues;
  • Praktikimi i parimeve të të shkruarit interpretues;
  • Të kuptuarit e rëndësisë së përdorimit të gjuhës së thjeshtë;
  • Trajnimi i kolegëve dhe kritikimi i shkrimit interpretues të pjesëmarrësve të tjerë;
  • Krijimi i titujve tërheqës dhe aplikimi i një hierarkie/shtresash teksti për panelet grafike dhe etiketat e ekspozitës.