Trajnimi “Certified Interpretive Guide”, CIG i sjellë për herë të parë në Shqipëri nga Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit në bashkëpunim më Interpret Europe IE, u përmbyll me sukses pas 5 ditësh intenstive dhe një programi i cili përgjatë 40-orëve siguroi një paketë të gjithanshme e të larmishme mjetesh për të kthyer çdo fenomen në një përvojë dhe audiencat pasive në aktive. Ky trajnim i njohur në nivel ndërkombëtar është krijuar për këdo në fushën e turizmit, trashëgimisë kulturore, muzeologjisë, interpretimit por jo vetëm, duke ndihmuar në përmirësimin e teknikave të prezantimit përmes kombinimit të bazave teorike me strategji praktike, për ofrimin e një programi cilësor interpretues tek vizitorët në sitet e trashëgimisë kulturore.
Programi ishte intensiv dhe përgjatë 40-orëve siguroi një paketë të gjithanshme e të larmishme mjetesh për të kthyer çdo fenomen në një përvojë dhe audiencat pasive në aktive. Pjesëmarrësit praktikuan se si të implementojnë ide të forta dhe inovative për të angazhuar audiencën vizitore në një mënyrë kuptimplotë dhe të paharrueshme.
Ata u njohën me historinë, përkufizimin dhe parimet e interpretimit dhe se si të përshtasin temat e programeve për audienca të ndryshme.
Në fund të trajnimit u shpërndanë çertifikata për pjesëmarrësit, ku ishin prezentë Kryetari i Bordit Drejtues, Prof. Valter Shtylla dhe Drejtori Ekzekutiv i IETT, Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj, të cilët falënderuan përzemërsisht lektorët Valya Stergioti dhe Max Dubravko Fijacko për dedikimin në punën e bërë gjatë gjithë programit dhe për rezultatin e kënaqshëm që mundësuan, pavarësisht situatës delikate në të cilën u zhvillua, për shkak të pandemisë.