Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT dhe Universiteti “Fan S. Noli”, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Marketing-Turizëm (UNIKO) në bashkëpunim me Institutin Kanadez të Teknologjisë (CIT) dhe Albanian University (AU) organizuan më datë 9 qershor Konferencën studentore online: “Sfidat e biznesit në epokën digjitale”.

Ceremonia e hapjes nisi me fjalët përshëndetëse të Prof. Asoc. Dr. Ledina Alolli – Dekane e Fakultetit Ekonomik, UNIKO, Dr. Benita Stavre – Zv. Rektore e UNIKO, Prof. Asoc. Artur Jaupaj – Dekan i Fakultetit Ekonomik, Instituti Kanadez i Teknologjisë, CIT, Tiranë dhe Prof. Asoc. Enkeleda Llukovi – Dekane e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, AU, Tiranë.

Konferenca ishte e ndarë në 4 sesione duke siguruar një forum për studentët për të prezantuar punime teknike dhe duke u ofruar një mundësi unike për t’u takuar me studentë nga universitetet e tjera dhe për të ndarë pikëpamjet e tyre rreth sfidave më të cilat po përballen bizneset në epokën digjitale.
Prezantimet e konferencës studentore ishin të larmishme, me nëntema që mbulonin: marketingun në mediat sociale; tregtinë elektronike; inovacionin dhe transformimin digjital; reklamimin dhe marketingun në internet etj.

Punimet të cilat prezantonin iniciativa të reja sfiduese inkurajuan mikro-diskutime dhe formulim mendimesh mes pjesëmarrësve.
Konferenca u përmbyll me një përmbledhje të ideve që u përcollën nga punimet studentore, nga Dr. Alma Zhilla, Pedagoge pranë UNIKO njëkohësisht dhe Koordinatore e konferencës dhe një përshëndetje nga Koordinatorja e IETT, Znj. Anisa Hykaj e cila shprehu gadishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme në fushën e edukimit dhe jo vetëm.

Të gjithë studentët u pajisën me certifikatë pjesëmarrjeje në fund .