Më datat 20 dhe 21 maj 2025, IETT mori pjesë në një seminar ndërkombëtar të zhvilluar nga Prof. Dr. Andriela Vitic Cetkovic, profesore në Universitetin e Malit të Zi në Fakultetin e Turizmit dhe Menaxhimit të Hoteleve. Aktiviteti u organizua nga Departamenti i Marketingut dhe Turizmit i Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
Gjatë seminarit, u trajtuan dy tema kyçe:
* Trends in Brand Management
* Niche and Special Interests Tourism: Current Trends
Instituti pati mundësinë të njihej me procesin e ndërtimit të brendit në turizëm, sfidat që sjell mbiturizmi dhe nevoja për alternativa të qëndrueshme, si:
* Turizmi vullnetar;
* Turizmi mjekësor;
* Turizmi i ngadaltë me fokus në historinë dhe kulturën lokale.
Seminari kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, pa dëmtuar qytetet apo komunitetet pritëse, përmes strategjive të reja dhe qasjeve inovative.
Në përfundim, të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë edhe studentët e universitetit “Fan S. Noli” si dhe pjesëmarrësit online, u pajisën me certifikata pjesëmarrjeje.