Programi :
-Nisja në orën 08:00 të mëngjesit nga qendra. Udhëtojmë rreth 1 orë në furgon, ku nuk do të mungojnë lojërat dhe argëtimet.
-Mbërrijmë në Shëngjergj aty ku do të konsumojmë kafenë e mëngjesit.

-Bëhemi gati për të vizituar Ujëvarën e Shëngjergjit (15 minuta në ngjitje the 10 minuta në zbritje). Mbërrijmë në Ujëvarën e famshme, e cila ka bërë për vete shumë turistë të fundjavave, por edhe të huaj. Kohë e lirë tek ujëvara, ku të gjithë mund të shijojnë natyrën dhe të bëjnë fotot e tyre.

-Pas vizitës së parë udhëtojmë sërish me fugon drejt destinacionit tjetër: Liqenit të Façeshit. Menjëherë në zbritje dhe sipas dëshirës së grupit bëhet vizita e një shtëpie të braktisur, kur çdo objekt i mbetur të rikujton një tjetër kohë të jetuar. Për të gjithë dashamirët e shtëpive të vjetra me gurë, kjo ndalesë e shkurtër mundëson foto të veçanta.

-Bëhemi gati për të vizituar liqenin e Façeshit. Ecim për rreth 30 min për të mbërritur në këtë natyrë të veçantë. Edhe pse Shëngjergji ka qenë teper i frekuentuar si destinacion turistik për fundjavat, Liqeni i Façeshit ende mbetet i panjohur. Një mundësi e mirë për ta zbuluar bashkë. Koha e lirë shpenzohet duke pushuar në liqen dhe duke bërë foto apo lojëra të ndryshme, të pregatirura më parë nga Guida.

ÇMIMI 1200 Lekë për person. 

Përfshirë në çmim:
– Transporti;
– Guida shoqëruese;
– Dreka në restorant të zonës.

Për drekë të organizuar ka një shtesë  prej 1000 lekësh (ku në gatime përfshihet kuzhina tradicionale e zonës).

Për më shumë informacion apo rezervime, na kontaktoni në adresën e email-it : [email protected]