Mali i Polisit

Mali i Polisit, mali plot ngjyra dhe pamje magjepsëse shtrihet nga gryka e Shkumbinit, në veri deri në Sopot e Shpellë në jug. Dallohet për relievin tepër kompleks, ku mbizotërojnë lartësitë mbi 1,000m. Në pamje të përgjithshme ka formën e një pllake të madhe gëlqerore të valëzuar dhe tepër të copëtuar, të rrethuar nga të gjitha anët prej shpatesh të thepisura. Bimësia e Malit të Polisit, për shkak të zhvillimit të karstit, në kreshtën e tij është e varfër, dhe...