Një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Liqenin e Shkodrës, i cili tashmë renditet zyrtarisht ndër rezervat e biosferës së UNESCO-s për biodiversitetin dhe vlerat e saj të jashtëzakonshme.
Ky status thekson rëndësinë e mbrojtjes së ekosistemeve të pasura të zonës, duke nxitur njëkohësisht zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e social për komunitetet përreth.
Kjo është një arritje që rrit edhe më shumë profilin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe nënvizon angazhimin për ruajtjen e pasurive natyrore për brezat e ardhshëm.