Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) mori pjesë si institucion partner në workshopin ndërkombëtar “Tourism, Its Socio-Economic & Environmental Impacts”, i organizuar nga Canadian Institute of Technology (CIT). Workshopi mblodhi akademikë, ekspertë dhe studentë për të diskutuar turizmin e qëndrueshëm, si dhe sfidat dhe mundësitë e tij në të ardhmen.
IETT u përfaqësua nga Prof. Dr. Nevila Nika, Kryetare e Bordit Drejtues, e cila mbajti fjalën përshëndetëse të hapjes. Ndërsa eksperti i turizmit dhe bashkëpunëtori i IETT-së, z. Luan Dervishej, prezantoi mbi turizmin e qëndrueshëm, trashëgiminë kulturore dhe përfshirjen e komunitetit në zhvillimin e turizmit të përgjegjshëm.
Workshopi angazhoi 22 studentë të ciklit bachelor nga Tennessee Tech University dhe Canadian Institute of Technology (CIT) përmes prezantimeve dhe diskutimeve interaktive mbi zhvillimin e turizmit, përgjegjësinë mjedisore dhe përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (ICT) në turizmin e qëndrueshëm.