iett_institute

This author iett_institute has created 636 entries.

Shpella e Zezë

Shpella e Zezë e njohur ndryshe edhe si shpella e Pëllumbasit (650 m mbi nivelin e detit), është cilësuar si një nga shpellat karstike dhe vendbanimet prehistorike më të rralla të Shqipërisë. Ka shërbyer si vendbanim Ilir dhe skeletet e gjetura në këtë shpellë, sipas Muzeut të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Firences, i përkasin ariut të shpellave (Ursus Speleaus), që ka jetuar 400.000 deri 10.000 vjet më parë. Kjo shpellë karstike, ndryshe nga shpellat e ngjashme në Evropë ka...

Ujërat Termale të Bënjës

Ujërat termale të Bënjës ndodhen rreth 13 km larg qytetit të Përmetit. Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit Lengarica. Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj. Burimet e ujërave termale janë natyrale dhe derdhen në vaska të vogla të një bukurie të çmueshme në brendësi të të cilave është e mundur...

Ishulli i Maligradit

Ishulli i Maligradit është një nga monumentet më me vlerë të trashëgimisë kulturore dhe një perlë mes liqenit të Prespës së Madhe. Gjendet në Liqenin e Prespës së Madhe dhe është ishulli i dytë më i madh në liqen dhe ndodhet vetëm 20 minuta me varkë nga fshati Pustec. I njohur ndryshe edhe si “Ishulli i gjarpërinjve”, ka një sipërfaqe afërsisht 5 ha dhe është një ishull i vogël karstik tektonik, i pozicionuar 900 metra mbi nivelin e detit. Një destinacion...

 NAN’ LIZA

Politika eme, bij’, asht’ sh’pia eme! Monolog, nga XHEVAIR LLESHI  Qe lum nana, në krye e zbraza gojën te sh’pia eme. Sh’pi taze e re, s’qe nga ato të brejturat nga krimbat dhe e prishur nga bojërat. Por fare e re. Një ikonë e bërë enkas për të falur shpirtin, njëlloj si të isha para nan’ Terezës, punuar me dru të trashë lisi. Aty, dikur, më dukej sesi një shekull më parë zienin bisedat mëngjeseve dhe mbrëmjeve, madje edhe duke pirë kafe...

Muzeu i Pogradecit

Muzeu i Pogradecit ndodhet në qendër të qytetit dhe përbëhet nga 3 pavianë kryesorë dedikuar Arkeologjisë, Etnografisë dhe Historisë. Artefaktet dhe dokumentet historike janë vendosur në mënyre kronologjike dhe tipologjike që vizitorët të kenë mundësinë të ndjekin evolucionin e objekteve në ekspozitë; mjetet e punës, qeramikat, mjetet e luftës, bizhuteritë, monedhat dhe veshjet. Muzeu i Pogradecit është një godinë dy-katëshe, që ekspozon objekte qe fillojnë nga vendbanimet më të vjetra në zonën e Pogradecit. Koleksioni përbëhet nga një sërë objektesh që...

Parku Arkeologjik i Finiqit

Qyteti antik i Foinikës mori statusin Park Arkeologjik Kombëtar në vitin 2005. Foinikia ka një histori të lashtë, e cila ka qenë kryeqendra e kaonëve, ndërsa në shekullin III u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit. Sipas Polibit, ka qenë qyteti më i fortifikuar i Epirit. Ngrihej në një kodër në formën e një anijeje të përmbysur. Parku Arkeologjik i Finiqit ndodhet në një kodër 283 m mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës. Fshati...

Parku Arkeologjik i Amantias

Qyteti ilir i Amantias është ndërtuar në shek e V-të para Krishtit është një ndër thesaret dhe rrënojat më interesante të Shqipërisë, e pozicionuar në një kodër pozicinuar në qytetin e Vlorës. E veçanta e qytetit antik janë banesat dhe fortifikatat që u ngritën në një terren të vështirë malor. Ajo përmendet gjithësesi si një qendër peshkopate në antikitetin e vonë, dhe mund të dallohen dhe rrënojat paleokristiane të një bazilike. Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht...

Muzeu i Artit Oriental ‘Bratko’

Muzeu Oriental “Bratko” u çel në qershor të vitit 2003 duke përmbushur ëndrrën e Dhimitër Mborjes (1903-1990), i cili ishte artist, fotograf dhe koleksionist artit aziatik dhe antikuareve. Mborja ka lindur në Korçë, ndonëse ai udhëtoi shumë nëpër botë dhe u vendos në Amerikë gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij. Gjergj Dhimitër Mborjes ishte nje fotograf i famshëm shqiptar në Hollywood, emri i të cilit qarkullonte në Tiranën komuniste për historinë e dashurisë me vajzën e mitur të...

FRANSUA DË LA ROSHFUKO, “ATI I PARADOKSIT”

François  de La Rochefoucauld (15 shtator 1613 – 17 mars 1680), në 410 vjetorin e lindjes, nga Xhevair Lleshi. Fransua dë la Roshfuko lindi në Paris në vitin 1613. Sentencat e tij të njohura janë vepra e njeriut ambicioz, krenar për origjinën e vet, që ndjehet i zhgënjyer nga jeta dhe njerëzit. Mendimet që la kanë mbetur midis dy pëllëmbëve të tij, që i lexohen bukur edhe në fytyrën e zgjatur si nga peneli i El Grekos. Ky dukë, që ushtrohet...

Kursi i Planifikuesit Interpretativ (CIP)  

Kursi i Planifikuesit Interpretativ (CIP) ofrohet për: profesionistë që planifikojnë vende të trashëgimisë, si: arkitektë, kuratorë, muzeologë, menaxherë. Megjithëse nuk kërkohet përvojë e mëparshme në interpretim, është e nevojshme që kursantët të njohin parimet bazë të planifikimit. Ky kurs 40-orësh merr në konsideratë të gjitha llojet e siteve të trashëgimisë. Përgjatë kornizës së planifikimit interpretues të Interpret Europe, pjesëmarrësit përjetojnë të gjithë përmbajtjen e kursit në ekipet e planifikimit, hap pas hapi në një sit të trashëgimisë. Çdo ditë, ata...