Vendbanim Ilir. Shpella e Zezë e njohur ndryshe edhe si shpella e Pëllumbasit (650 m mbi nivelin e detit), është cilësuar si një nga shpellat karstike dhe vendbanimet prehistorike më të rralla të Shqipërisë. Skeletet e gjetura në këtë shpellë, sipas Muzeut të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Firences, i përkasin ariut të shpellave (Ursus Speleaus), që ka jetuar 400.000 deri 10.000 vjet më parë.

Kjo shpellë karstike, ndryshe nga shpellat e ngjashme në Evropë ka dhe mbetje njerëzore, që sipas Institutit të Arkeologjisë i përkasin periudhës nga Paleoliti, deri në periudhën e Mesjetës së Hershme. Mendohet se shpella ka qenë e banuar që në fillimet e shoqërisë njerëzore, rreth 30.000 vjet më parë.

Shpella ka përmasa 360 m, gjatësi 10-15m e gjerësi dhe 15-45 m, ndersa përsa i përket lartësisë, të dhënat nuk janë ende përfundimtare. Me mjediset e mbushura me stalaktite dhe stalagmite, Shpella e Zezë përbën një objekt me vlera të veçanta për të studiuar evolucionin e gjithë zones, si dhe qarkullimin e ujërave nëntokësorë të saj.