Trashëgimia e pasur kulturore në rrethin e Pogradecit pasqyrohet në mënyrë të veçantë përmes veshjeve popullore, të cilat ndryshojnë sipas zonave dhe rrethinave të tij. Veshja e grave të Mokrës është mbajtur në dy variante: e grave ortodokse dhe myslimane. Elementet themelorë të veshjes së grave ortodokse ishin: linja (këmisha e gjatë deri te fyelli i këmbës) me mëngë të gjata të qëndisura, disa lloje gunash prej shajaku, cibuni që vishej mbi këmishë dhe brezi, çorapet dhe shamia e kokës që ishte...
Më 27 mars 2025, IETT organizoi një trajtim me Znj. Franceska Muço, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit të Profesionistëve të Rinj, e cila ndau njohuritë dhe përvojën e saj mbi aftësitë që të rinjtë duhet të zhvillojnë për tregun e punës. Në këtë aktivitet morën pjesë të rinj dhe studentë të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT), partner bashkëpunues i IETT. Gjatë trajnimit u trajtuan disa pika kyçe, përfshirë zhvillimin e aftësive të buta (soft skills) dhe të forta (hard skills), si...
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) vazhdon të krijojë mundësi për të rinjtë, duke i ndihmuar në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale dhe akademike, për një përgatitje më të mirë ndaj tregut të punës. Në këtë kuadër, pjesëmarrësja e praktikës së punës ka fituar njohuri të vlefshme në fushën e trashëgimisë kulturore dhe turizmit, duke pasuruar eksperiencën e saj profesionale. Praktika u finalizua me një prezantim të përgatitur me shumë kujdes, mbi një nga sitet tona më të rëndësishme, Apoloninë,...
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT), në bashkëpunim me Kolegjin Universitar Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT), organizoi një vizitë studimore ku studentët patën mundësinë të ndërthurin historinë me teknologjinë, duke reflektuar mbi mënyrat bashkëkohore për ruajtjen dhe përmirësimin e përvojës muzeale dhe trashëgimisë kulturore. Vizita nisi në Muzeun e Krujës, ku studentët shqyrtuan mundësitë për të përdorur teknologji moderne që mund të pasurojnë përvojën e vizitorëve dhe të bëjnë më të lehtë lidhjen e tyre me historinë dhe kulturën. Më pas,...
Më 12 dhe 13 shkurt, Tirana mirëpriti Tourism & Travel Show Albania 2025, panairin më të madh të turizmit në vend, ku morën pjesë ekspozues dhe blerës nga vende të ndryshme të botës për të zbuluar mundësi të reja dhe për të forcuar bashkëpunimet në këtë sektor. IETT vizitoi panairin për të krijuar lidhje me agjencitë turistike, institucionet dhe operatorët kryesorë të tregut. Një vëmendje e veçantë iu kushtua stendës së Kosovës, ku u diskutuan projekte për fuqizimin e turizmit në...
IETT, përfaqësuar nga koordinatorja znj. Anisa Hykaj, së bashku me prof. dr. Halit Eren, ish-Drejtor i Përgjithshëm i IRCICA, dhe z. Labib Nahhas, Drejtor Ekzekutiv i çmimit “Sheikh Hamad” për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar, realizuan një vizitë në Qendrën “Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë (BKSH). Gjatë vizitës, u panë dhe u vlerësuan sallat e dorëshkrimeve italiane, franceze, angleze dhe, më e veçanta, Salla Orientale, ku u shfaq një interes i veçantë për koleksionin e pasur të dorëshkrimeve persiane, osmane...
“K’cimi i Tropojës” bëhet pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO, duke u shndërruar në një tjetër simbol krenarie për kulturën shqiptare. Ky vallëzim karakterizohet nga hapa energjikë dhe ritme të shpejta, duke përfaqësuar një nga perlat e trashëgimisë sonë kombëtare. Për më shumë se gjysmë shekulli, ai ka qenë një pjesë e rëndësishme e repertorit të ansambleve popullore shqiptare, duke ruajtur dhe përcjellë shpirtin e traditës sonë. Regjistrimi i tij në UNESCO jo vetëm që forcon...
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) mori pjesë në Business Travel Roadshow (BTR) 2025, i cili u mbajt në Hilton Jeddah më 27-28 janar 2025! Ky event prestigjioz mblodhi më shumë se 100 agjenci, institucione dhe biznese nga sektorët e trashëgimisë, turizmit dhe edukimit, duke ofruar një platformë të jashtëzakonshme për të lidhur marrëdhënie dhe bashkëpunime. Pjesëmarrësit treguan interes të madh për Shqipërinë si një destinacion në zhvillim, e njohur për peizazhet mahnitëse, historinë e pasur dhe mikpritjen e ngrohtë. IETT e...
Kalaja e Kaninës ndodhet në fshatin me të njëjtin emër, në Qarkun e Vlorës, Shqipëri. Origjina e saj daton në shekullin e 3-të p.e.s., kur shërbente si një vendbanim i lashtë i fisit të Amantëve. Në shekullin e 4-të e.s. bizantinët e shndërruan atë në një qytet-kala. Kalaja u rindërtua gjatë sundimit të perandorit bizantin Justinian I midis viteve 527 dhe 565 e.s. Më vonë, në shekullin e 13-të, ajo u bë një kështjellë e Mbretërisë Anzhuine të Shqipërisë dhe,...
Kalaja e Porto Palermos, e vendosur në bregdetin e Himarës, mendohet të jetë ndërtuar në shekullin XIX nga Ali Pashë Tepelena me ndihmën e inxhinierëve ushtarakë francezë. Megjithatë, historianët debatojnë mbi origjinën e saj, duke sugjeruar se mund të jetë ndërtuar më herët nga venedikasit, për shkak të formës së saj trekëndore, e cila ka ngjashmëri me Kalanë Trekëndore Venedikase në Butrint. Kalaja ka një dizajn trekëndor, me tre kulla të formës pesëkëndore në cepat e saj, të gjitha të...











