17 tetor 2025 IETT ishte e pranishme në Forumin Ekonomik Shqiptaro-Turk, mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, një ngjarje e rëndësishme që promovoi bashkëpunimin ekonomik, partneritetet strategjike dhe mundësitë e reja të investimeve mes dy vendeve. Gjatë forumit, përfaqësuesit e IETT morën pjesë në Panelin I, me temë: “Turizmi i së nesërmes: Investime për një destinacion elitar.” Diskutimet u fokusuan në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, rritjen e cilësisë së ofertës turistike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë sektor me potencial të...
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit mori pjesë në Samitin e Parë Shqiptar për Turizmin Mjekësor “Pse Shqipëria 2025”, i organizuar më 22 nëntor në Hotel Marriott nga Shoqata Shqiptare e Turizmit Mjekësor, AMTA. IETT e konsideron turizmin mjekësor si një fushë me potencial të lartë, duke pasur parasysh burimet natyrore të Shqipërisë, shërbimet cilësore dhe mundësitë që vendi ofron për t’u pozicionuar si një destinacion premtues mesdhetar. Samiti solli diskutime mbi cilësinë mjekësore, bashkëpunimin ndërinstitucional, turizmin dentar, wellness-in, kirurgjinë, promovimin dhe...
Më 25 tetor 2025, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT), në bashkëpunim me @modeluntirana, organizoi në zyrat e tij në Tiranë workshopin “Si të organizohet një konferencë Model United Nations (MUN)?”. Workshopi u drejtua nga Jonas Bruns dhe Alexander Dietz, bashkëthemelues dhe drejtorë ekzekutivë të @mymunofficial (MyMUN.com), një prej platformave dixhitale më të njohura në botë të dedikuara konferencave Model United Nations. Programi përfshiu tema mbi lidershipin, logjistikën, buxhetimin, mjetet dixhitale dhe strategjitë e komunikimit, duke u ofruar pjesëmarrësve njohuri praktike...
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) Shqipëri mori me krenari pjesë në Business Travel Roadshow (BTR) – Edicioni i Dimrit, i zhvilluar në Hilton Riyadh Hotel & Residences më 6–7 tetor 2025. Gjatë këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar, IETT zhvilloi një sërë takimesh produktive, sesione rrjetëzimi dhe punëtori interaktive, të cilat ngjallën interes të madh për trashëgiminë e pasur kulturore dhe potencialin e larmishëm turistik të Shqipërisë. Gjatë dy ditëve të eventit, IETT ndërtoi lidhje të vlefshme me partnerë udhëtimesh nga...
Muzeu Etnografik i Kukësit ndodhet në qendër të qytetit, në zemër të Shqipërisë veriore, pranë kufirit me Kosovën. Ky institucion kulturor është themeluar me qëllim ruajtjen, studimin dhe ekspozimin e pasurive historike, etnografike dhe natyrore të rajonit. Edhe pse i vendosur në një ndërtesë modeste, muzeu përfaqëson një thesar të vërtetë kulturor që i ofron vizitorëve një udhëtim të veçantë në kohë dhe hapësirë. Muzeu është i ndarë në tre pavijone kryesore: Pavioni i Etnografisë Kukësi, për shkak të izolimit historik, ka ruajtur fort...
Liqeni i Dashit ndodhet në një lartësi prej 2,180 metrash mbi nivelin e detit, në Sylbicë, në zemër të Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare. I konsideruar si një nga liqenet akullnajorë më të mëdhenj të rajonit, ai përfaqëson një perlë të rrallë natyrore pranë kufirit me Kosovën. I rrethuar nga livadhe alpine të paprekura dhe maja malore mbresëlënëse, ky liqen ofron një arratisje të paharrueshme në zemrën e natyrës së egër të veriut shqiptar. Ujërat e tij të kristalta mbeten të...
Më 16 korrik 2025, Al-Sadah for Exhibitions and Conferences Organization, në bashkëpunim me Institutin e Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT), organizoi Forumin e 26-të Ndërkombëtar për Programet Turistike dhe Shërbimet Hoteliere në Tiranë. Në këtë forum morën pjesë agjenci turistike, institucione, personalitete, biznese dhe profesionistë nga Arabia Saudite dhe Shqipëria, duke krijuar një platformë të gjerë për ndërtimin e marrëdhënieve, partneriteteve dhe bashkëpunimeve në sektorin e turizmit mes të dy vendeve. Forumi kishte në fokus promovimin e Arabisë Saudite si një destinacion...
Më datë 19 qershor 2025, në ambientet e Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT), u zhvillua mbledhja e radhës e Bordit Drejtues, me pjesëmarrjen e kryetarit Prof. Dr. Ramiz Zekaj, anëtarëve Prof. Dr. Valter Shtylla, Ambasador Kujtim Morina dhe z. Dritan Lloçi, si dhe me praninë e Drejtoreshës Ekzekutive Prof. Dr. Nevila Nika, Koordinatores znj. Anisa Hykaj dhe Asistentes së Zyrës zj. Megi Beleshko. Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të Prof. Dr. Zekaj, i cili theksoi rëndësinë e zhvillimit...
Më datat 20 dhe 21 maj 2025, IETT mori pjesë në një seminar ndërkombëtar të zhvilluar nga Prof. Dr. Andriela Vitic Cetkovic, profesore në Universitetin e Malit të Zi në Fakultetin e Turizmit dhe Menaxhimit të Hoteleve. Aktiviteti u organizua nga Departamenti i Marketingut dhe Turizmit i Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë. Gjatë seminarit, u trajtuan dy tema kyçe: * Trends in Brand Management * Niche and Special Interests Tourism: Current Trends Instituti pati mundësinë të njihej me procesin e ndërtimit të brendit në...
Më 17 dhe 18 maj 2025, në ambientet e Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” (CIT), u zhvillua konferenca Tirana Model UN (TMUN) — një nismë e drejtuar nga të rinj për të rinjtë, me mbështetjen e Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) dhe CIT. Konferenca mblodhi së bashku studentë nga shkolla dhe institucione të ndryshme, të bashkuar nga pasioni për diplomacinë, çështjet globale dhe përfaqësimin ndërkombëtar. Me temën qendrore “E Ardhmja e Inteligjencës Artificiale në Diplomaci”, delegatët punuan në...











