Në ambientet e IETT në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit – Edicioni i 10-të, Prof. Dr. Ramiz Zekaj i shprehu mirëseardhjen ambasadorit të Shqipërisë të akredituar në Rijad të Arabisë Saudite, z. Sami Shiba. Në vizitën që zyrtari më i lartë shqiptar zhvilloi pranë stendës së IETT në këtë panair, vlerësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë, për të tretin vit radhazi, në këtë event të nivelit mbarëbotëror në fushën e turizmit. Një pjesëmarrje e tillë vjen në kuadër të gjallërimit të turizmit shqiptar, i...
Më dt. 26 shkurt 2020 u hap zyrtarisht Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, edicioni i 10-të në ambientet e hotelit Hilton, në qytetin e Xheda të Arabisë Saudite. Në ceremoninë e hapjes, përfaqësuesi i guvernatorit të rajonit të Mekës dhe guvernantori i rrethit të Xhedas, princi Saud bin Abdullah bin Xhelui përshëndeti pjesëmarrësit dhe u uroi mirëseardhje të pranishmëve. Organizatorët e panairit vlerësuan përpjekjet e pjesëmarrësve në rinovimin e objektivave dhe ideve të këtij panairi, të kthyer tashmë në traditë, nëpërmjet prezantimit te...
“Ekonomia inspiruese në kohë krizash” ishte tema e konferencës së parë shkencore ndërkombëtare e organizuar më 3-6 Shkurt 2020 nga “Inspiration Economy Society” (IES) në bashkëpunim me “International Inspiration Economy Project” (IIEP). Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte dhe Drejtori Ekzekutiv i IETT Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj, i cili u paraqit me temën: “Roli i filantropisë dhe punës vullnetare në sjelljen e ndryshimit dhe ndikimi në shoqërinë shqiptare”, e cila përmbante një përmbledhje të historisë së bamirësisë në Shqipëri. Prof. Zekaj,...
Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT) organizoi ekskursion dyditor në Kosovë. Prizreni dhe Brezovica ishin pikat turistike që u vizituan në 4 Shkurt 2020. Studentët patën mundësi të njihen nga afër me trashëgiminë kulturore dhe qendrën historike të qytetit të vjetër të Prizrenit. Gjithashtu, ata u argëtuan në qendrën e skive në Brezovicë, duke shfrytëzuar gjithë potencialin që ofron ky vend për sportet e dimrit. Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) e mbështeti këtë aktivitet studentor duke konsideruar se ekskursione të tilla...
Bahrain, 3-6 shkurt 2020 “Ekonomia inspiruese në kohë krizash” është konferenca e parë shkencore ndërkombëtare e organizuar nga “Inspiration Economy Society” (IES) në bashkëpunim me “International Inspiration Economy Project” (IIEP), e mbajtur në datat 3-6 shkurt 2020, në Bahrain. Kjo konferencë u përqëndrua në gjetjen e mënyrave për të frymëzuar ekonominë tonë të përbashkët si dhe për të krijuar një ndikim të dallueshëm përmes kuptimit të mëtejshëm të mundësive të krijuara si pasojë e problemeve të shoqatave dhe bashkësive. Një nga qëllimet...
ECTN (European Cultural Tourism Network) është i vetmi rrjet në mbarë Europën, që ka për qëllim nxjerrjen e vlerave zhvillimore të turizmit kulturor. I regjistruar në vitin 2009, në Bruksel, ky rrjet synon mbështetjen e shpërndarjes së hulumtimeve, bashkëpunimeve midis kombësive të ndryshme, përmirësimin e turizmit kulturor, shkëmbimin e përvojave si dhe krijimin e mjeteve dhe qasjeve të reja. Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT), gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e 12-të Ndërkombëtare të organizuar nga ECTN në Granada, arriti një...
Tiranë, 13-17.11.2019 Panairi i Librit “Tirana 2019” u organizua këtë vit në datat 13- 17 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Pjesë e këtij panairi ishin mbi 100 ekspozues, ndër të cilët, botues, institucione kulturore e përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilët i njohën lexuesit me prurjet e fundit të librit. Instituti Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT mori pjesë në këtë panair në stendën e Autorëve Shqiptarë. Botimet si: “Turbekulozi Klinik” me autor Prof. Dr. Bedri...
Granada, Spanjë, 24-26.10.2019 Konferenca e 12-të e Rrjetit Europian të Turizmit Kulturor (ECTN), u mbajt në Granada, Spanjë, në datat 24-26 Tetor 2019, në kuadër të projektit CHRISTA Interreg Europe, me temë kryesore: ‘Kultura dhe Trashëgimia për veprime të Përgjegjshme, Inovative dhe të Qëndrueshme të Turizmit’, në bashkorganizim me Këshillin e Qarkut të Granadës. Qëllimi i kësaj konference ishte diskutimi i tendencave më të fundit në fushën e kulturës, trashëgimisë dhe turizmit, zbulimin e sfidave, rreziqeve dhe mundësive kryesore për zhvillimin e...
Ulqin, 25 shtator 2019 Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT), ka në fokusin e tij, përveç të tjerave, edhe pasurimin e librotekave në të gjithë hapësirat shqipfolëse. Qëllimi i këtij projekti është përhapja e dijes mes gjithë grupmoshave, nëpërmjet dhurimit të librave në zhanre të larmishme. Librat që përzgjidhen për dhurim nga fondi i Institutit IETT, i dhurohen institucioneve të ndryshme kulturore dhe arsimore, publike e private, në ndihmesë të nxënësve, studentëve dhe të apasionuarve pas leximit. Në këtë kuadër, me nismën...
Më datë 12 shtator 2019, u mbajt mbledhja e radhës e Bordit Drejtues të Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, për të analizuar gjashtëmujorin e parë të vitit 2019. Prezentë në mbledhje ishin Kryetari i Bordit Drejtues të IETT, Prof. Xhevahir Lleshi; Drejtor Ekzekutiv i IETT dhe anëtar Bordi, Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj; Anëtarët e Bordit, Prof. Dr. Valter Shtylla; Amb. Kujtim Morina; z. Buron Kaceli si edhe Koordinatorja e IETT, znj. Anisa Hykaj. Fjalën e mirëseardhjes e mbajti Kryetari...











