iett_institute

This author iett_institute has created 636 entries.

Xhamia e Sejdi Beut

Xhamia e Sejdi Beut, ndër xhamitë më të vjetra të Prizrenit, është ndërtuar menjëherë pas xhamisë së Jakub beut, në gjysmën e dytë të shekullit XV, dhe llogaritet si xhamia e dytë e ndërtuar në Prizren. Sipas mbishkrimit dhe dokumenteve besohet se ndërtuesi i xhamisë është Sejdi beu. Ajo gjendet në zonën historike të Prizrenit, në bregun jugor të lumit që kalon përmes qendrës së qytetit. Në xhami gjenden dy mbishkrime në gjuhën e vjetër osmane ku jepen të dhënat për...

Zhvillohet trajnimi profesional për mësuesit në gjuhën angleze rreth strategjive efektive në përdorimin e humorit gjatë mësimdhënies

Departamenti i Gjuhëve të Huaja, si pjesë e Institutit IETT, me vizionin e vendosjes së standardeve bashkëkohore në mësimdhënien e gjuhëve të huaja në mënyrë profesionale, zhvilloi trajnimin e dytë profesional për mësuesit, në gjuhën angleze, me temë: Strategjitë efektive në përdorimin e humorit gjatë mësimdhënies. Leksioni i hapur, këtë herë i transmetuar Live në platformën Zoom, shënoi një numër të konsiderueshëm shikueshmërie. Trajnimi nisi me një prezantim të shkurtër të temës, me qëllim promovimin e metodave dhe stileve perëndimore...

Zhvillohet leksioni i parë i anglishtes së biznesit: The Power of Brand

Departamenti i Gjuhëve të Huaja, si pjesë e institutit IETT, me vizionin e vendosjes së standardeve bashkëkohore në mësimdhënien e gjuhëve të huaja në mënyrë profesionale, zhvilloi klasën e parë demonstruese të Anglishtes së Biznesit me temë: The Power of Brand. Leksioni i hapur, përveçse me pjesëmarrës fizikisht, u transmetua dhe Live në rrjetin social Facebook dhe platformën Zoom duke shënuar një numër të konsiderueshëm shikueshmërie. Shpjegimi nisi me një informacion të shkurtër mbi rëndësinë që ka njohja e Anglishtes së...

Mbledhja e Bordit Drejtues të IETT

Tiranë, 16.07.2020. IETT zhvilloi në ambjentet e tij, mbledhjen e radhës së Bordit Drejtues, për të analizuar veprimtarinë e gjashtëmujorit të parë të vitit 2020, ku aktivitetet në kuadër të tre sektorëve kanë qenë në qendër të punës së Institutit. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin themeluesi i IETT dhe Kryetari i Bordit, Prof. Xhevair Lleshi; Drejtori i IETT, Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj; anëtarët e bordit, Ambasador Kujtim Morina, Prof. Dr. Valter Shtylla dhe Z. Buron Kaceli; koordinatorja e IETT, Znj....

Weekends Summer Camp

Durrës, 03-05 Korrik 2020 Departamenti i Edukimit në IETT ia kushtoi organizimin e radhës fëmijëve, të cilët prej muajsh për shkak të situatës pandemike nuk mundën të shijonin lojrat e tyre. “Weekends Summer Camp 2020” ishte një risi që u ofrua për moshat 8-12 vjec, mes ajrit të freskët të kodrave të Durrësit, e cila rezultoi pozitive dhe e mirëpritur nga pjesëmarrësit. Aktivitetet ishin të larmishme gjatë tre ditëve ku u ndërthurën mjaft bukur seancat mësimore anglisht me lojra të ndryshme të...

Workshop Online me Temë: “Rigjallërimi i Trashëgimisë Kulturore”

20.05.2020 Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT në bashkëpunim me Universitetin “Fan S. Noli” dhe Muzeun e Artit Mesjetar, Korçë organizuan workshopin online me temë “Trashëgimia kulturore dhe rigjallërimi i saj” me tre sesione. Takimi u hap me një fjalë përshëndetëse nga Dr. Alma Zhilla, Pedagoge pranë Universitetit të Korçës, për t’u ndjekur më pas nga një prezantim i Znj. Anisa Hykaj, Koordinatore për Trashëgiminë dhe Turizmin në IETT. Znj. Hykaj foli mbi vizionin e Institutit, objektivat e tij, pjesëmarrjen në aktivitetet...

Interpret Europe përmbyll me sukses konferencën ndërkombëtare 4-ditore

“𝙃𝙚𝙧𝙞𝙩𝙖𝙜𝙚 𝙘𝙤𝙣𝙣𝙚𝙘𝙩𝙨 𝙪𝙨 𝙩𝙤 𝙚𝙖𝙘𝙝 𝙤𝙩𝙝𝙚𝙧, 𝙤𝙪𝙧 𝙘𝙤𝙢𝙢𝙪𝙣𝙞𝙩𝙮, 𝙤𝙪𝙧 𝙘𝙤𝙪𝙣𝙩𝙧𝙮, 𝙤𝙪𝙧 𝙬𝙤𝙧𝙡𝙙” – Lisa BROCHOU, drejtor i asociuar i Shoqatës Kombëtare të SHBA për Interpretim (NAI), mbajti një fjalim kryesor të frymëzuar në ditën e fundit të konferencës së IE. adresa, ‘ Moderuar nga Valya Stergioti, Koordinatorja e Trajnimit të IE-së, dita e fundit ofroi prezantime mbresëlënëse, punëtori, raunde tematike tavoline, kuti xhami, kënd të folësve dhe shumë aktivitete të tjera. IATT ishte pjesë e një punëtorie shumë interesante nga Janja...

Konferenca ndërkombetare e “Interpret Europe” mbi rëndësinë e përkujdesjes së trashëgimisë

Dita e dytë e konferencës, prezantuar nga Peter Seccombe, Angli solli për pjesëmarrësit ligjërata tepër interesante për kulturën, trashëgiminë botërore, turizmin, muzetë, arkitekturën etj. Referimi kryesor u mbajt nga Dirk Gotzmann, drejtor i ‘CIVILSCAPE’, Gjermani. Prezantimi kishte në fokus Konventën e Këshillit të Europës për Peisazhin ose ndryshe quajtur Konventa e Florencës. Gotzmann na kujtoi se peizazhi është i lidhur pazgjidhshmërisht me perceptimin personal që përfshin të gjitha shqisat tona. Ndër prezantimet e ditës së dytë, do të veçonim përfaqësimin e Shqipërisë...

Konferenca ndërkombetare e “Interpret Europe” mbi rëndësinë e përkujdesjes së trashëgimisë

Interpret Europe çeli siparin e konferencës ndërkombëtare me temë: “Fostering Heritage Communities” më 8 Maj 2020. Kjo është hera e parë, që një event i tillë katër-ditor mbahet online nga IE për më shumë se 150 pjesëmarrës nga 35 vende. Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizimit, IETT si anëtar i Interpret Europe prej vitit 2019, ndoqi me vëmendje të gjitha sesionet e ditës së parë. Konferenca u hap me një fjalim përshëndetës nga Z. Thorsten Ludwig, drejtor organizativ i IE që...

IETT mori pjesë në webinar-in e “Organizatës Botërore të Turizmit”- UNWTO

UNWTO (United Nations World Tourism Organisation) është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara me fokus promovimin, zhvillimin e qëndrueshëm, sjelljen e risive, investimeve dhe transformimeve dixhitale të turizmit si një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë botërore. Përpjekjet për një rikthim të sigurt është sfida që po kalon turizmi në mbarë botën. Nisur nga situata e krijuar nga COVID -19 dhe ndikimeve që ka patur te njerëzit, bizneset dhe vendet në të gjithë botën, UNWTO në bashkëpunim me...