Reçi, një fshat i vendosur në mes të kodrave në luginën e Shkrelit, është i njohur për larminë e madhe të bimëve aromatike e mjekësore, mirëpo gështenjat paraqesin tiparin e vërtetë dallues të tij. Pemët e para të gështenjës, të cilat kanë rezistuar deri më sot, u mbollën rreth 250 vjet më parë, ndërsa sot ky frut është burimi më i rëndësishëm i të ardhurave për komunitetin lokal. Andaj, tashmë është bërë traditë që çdo vit, në fundtetori, të organizohet “Festa e...
Vetëm një orë larg Tiranës, në zemër të natyrës, ndodhet fshati i Shëngjergjit, i mbushur me pyje ahu e pishe, burime ujore e livadhe që të mbushin me frymë. Çdo burim ujor në këtë fshat ofron një peizazh të bukur, por Ujëvara e Shëngjergjit është nga më tërheqëset për vizitorët. Bukuria e saj dhe rruga për të mbërritur aty, mes gjelbërimit të rrepeve e gështenjave, krijojnë një panoramë të veçantë. Disa nga pikat turistike të cilat të lënë pa fjalë kur viziton...
Nën tingujt e gurgullimave të ujit, në një luginë të gjelbëruar, i rrethuar me male, fshati i Tamarës ngjan si një amfiteatër natyror. Tamara shtrihet buzë lumit Cem, i cili i jep asaj një pamje magjepsëse. Emri i këtij fshati është i lidhur me një histori të lashtë, por të bukur. Tamara ishte emri i gruas së një Pashai të Shkodrës, e cila kontribuoi në ndërtimin e një ureje të re në gjysmën e dytë të shekullit XVIII mbi lumin Cem. Kështu,...
IETT dhe ITSHKSH, dy institucione që bashkojnë Tiranën dhe Shkupin në projekte të përbashkëta Më datë 30 maj 2024, IETT zhvilloi një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, ITSHKSH në Shkup, ku u prezantua veprimtaria e dy institucioneve dhe u diskutuan projekte me interes të përbashkët. Pjesëmarrës në takim ishin një delegacion nga IETT, i përbërë nga: Prof. Dr. Ramiz Zekaj, Kryetar i Bordit Drejtues; Prof. Dr. Nevila Nika, Drejtoreshë Ekzekutive si dhe koordinatorja znj. Anisa Hykaj. Delegacioni...
Vallet dropullite shoqërohen me këngë homophone (me tekst). Kjo valle lidh njerëzit fizikisht dhe shpirtërisht, prandaj edhe festat janë evenimentet më të mira në jetën e njerëzve sepse përfshijnë traditat dhe gëzimet e jetës së përditshme. Vallja dyshe, është një valle emocionale që kërcehet në formë rrethore gjë që na shpie në shek V p.e.s., ku sipas Iliadës së Homerit, Korifeu i valles, me 50 vetë nga pas, kërcenin për nder të Dionisit (perëndi e begatisë) rreth bustit imagjinar të tij,...
Mjeshtëria e punimit të veglave muzikore popullore përbën një zeje të veçantë në pamjen e përgjithshme të zejtarisë shqiptare. Deri në momentin kur filluan të hapen dyqanet e para të punimit të veglave (gjysma e dytë e shek. XIX, fillimi i shek. XX), veglat muzikore popullore punoheshin vetë prej çdo familjeje dhe në veçanti prej bartësve të folklorit. Në rrugë artizanale në Shqipëri kanë qenë prodhuar dhe ende prodhohen vegla si gajde, fyelli, curlë dyjare, çifteli, sharki, lahutë, dajre, daulle, lauri, buzuk,...
Ahengu shkodran është një pjesë e rëndësishme e repertorit të muzikës popullore të qyteteve shqiptare të Gegërisë. Ky aktivitet, pjesë e folklorit tonë, organizohet në “perde” – shkallë muzikore specifike, të cilat janë gjithsej dymbëdhjetë. Në secilën perde gjejmë një repertor muzikor, që përfshin kryesisht këngë, melodi me vegla dhe valle, të cilat ndërtohen mbi këto shkallë muzikore. Si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare, ahengu shkodran fillon të kristalizohet nga fillimi i shekullit të XVIII-të. Në Shkodër ka...
Muzika popullore është muzikë tradicionale, zhanri që evoloi prej saj gjatë ringjalljes popullore të shekullit XX. Disa lloje të muzikës popullore mund të quhen muzikë botërore. Por, ajo ka qenë në kontrast me stilet tregtare dhe klasike. Muzika tradicionale popullore është përcaktuar në disa mënyra, si: muzikë që transmetohet gojarisht, muzikë me kompozitorë të panjohur, ose muzikë e realizuar me porosi për një periudhë të gjatë kohore. Termi e ka zanafillën në shekulliin XIX, por dihet që muzika popullore shtrihet përtej kësaj. #foogallery-gallery-11168...
Ky cikël këngësh legjendare, i shoqëruar me lahutë, është tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare, ku në qendër ka dy vëllezërit: Mujin dhe Halilin. Eposi konstatohet të këndohet në Malësinë e Madhe, Rranzat, Postribë, Shllak e Dukagjin, Nikaj, Mërtur, Krasniqeja e Gashi, Bytyçi, Berishë, Has si dhe në Kosovë në Rrafshin e Dukagjinit me qendrat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Rahovec, Deçan, Istog e Suharekë. Koha e formimit të tij lokalizohet të jetë përpara dyndjes sllave në Ballkan, pra parasllav dhe paraturk. Për shumë studiues,...
Isopolifonia është folklor vokal, instrumental dhe koreografik dhe tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare, shpallur “Kryevepër e trashëgimisë gojore dhe shpirtërore të njerëzimit” nga UNESCO, më 25 nëntor 2005. Isopolifonia është dukuria bazë muzikore në Shqipërinë e Jugut, e cila ndërtohet mbi parimin e këndimit të një apo disa zërave të ndryshëm solistikë, mbi një shtrat isoje të kënduar nga grup këngëtarësh. Tipet kryesore të saj janë isopolifonia labe, isopolifonia toske dhe isopolifonia çame. Isopolifonia është 2-3 dhe 4-zërëshe, vokale, instrumentale...











