Bёhet fjalё pёr historinё e njё vajze shumё tё bukur, motra mё e vogёl e dymbëdhjetë vёllezёrve. Ishte aq e bukur e me aq shumë virtyte, sa nuk e kishte shoqen, ndaj asnjё nga djemtё nuk guxonte ta kёrkonte pёr nuse. Njё ditё prej ditësh, prezantohet dhe kёrkon dorёn e saj njё luftёtar i huaj, i pashëm e i fortë, por vinte nga njё tokё e largёt. Nёna me njёmbёdhjetё vёllezёrit ishin kundёr martesës së tyre, por Kostandini, vëllai i dymbёdhjetë, duke parё...
“Një herë e në një kohë fryu një erë kaq e fortë, sa tundi detin nga fundi dhe deti nxori një gjarpër. Ra një re dhe gjarprin e hodhi në malin e Sopotit. Gjarpri gjigant hante kafshët e njerëzit dhe të mbjellat i prishte. Derisa u ngrit një plak, ngarkoi një gomar me thasë me eshkë dhe vajti afër lubisë e i vuri zjarrin eshkës. Kur gjarpri hëngri gomarin, zjarri i eshkës përbrenda e dogji. Bisha briti, ‘Ku je ti...
Thuhet se ishte një malësor me emrin Gjergj Elez Alia, i cili kishte nëntë plagë të rënda mbi trup dhe dergjej në shtratin e vdekjes. Shumë kishte luftuar kundër shtypësve të huaj, nënë e babë i kishin vdekur, por kishte një motër që kujdesej për të natë e ditë te koka. Duke qenë në këtë situatë një baloz i zi, një trim i prapë, doli prej detit. Ky baloz rrënoi e shkatërroi vendin, duke prerë gjithë trimat që kanë guxuar...
Kështjella madhështore e vendosur në Shkodër mban në vete një nga legjendat më interesante dhe më të trishtueshme të vendit. Flitet për tre vëllezër të martuar me tri gra që jetonin në Shqipërinë e veriut. Të tre vëllezërit punonin ditë e natë për të ndërtuar një kala, mirëpo sa herë që ata mbaronin punën, muret e kësaj kalaje shembeshin. Një ditë, një plak u tha atyre se kishte një mënyrë që muret e kësaj kalaje të mos shembeshin më, një flijim...
Më datë 25 maj u organizua promovimi i librit “Arsimi në krahinën e Ishmit” të autorit Agim Lika, botimin e të cilit e mundësoi Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT). Ky libër është fryt i një përvoje 25 vjeçare në mësimdhënieje dhe i një literature të pasur që vetëm autori i kësaj vepre ka ditur ta grumbullojë dhe ta përmbledhë me aq saktësi. Për publikun dhe artdashësit, z. Lika solli të vërteta historike nga arkiva e pasur kërkimore, duke shpalosur para...
Dy botimet më të reja të autorit, studiuesit dhe botuesit Xhevair Lleshi e nisin rrugëtimin për te lexuesit në një zonë që ka shumë të rinj të pasionuar ndaj librave. Në sallën e Pallatit të Kulturës në Roskovec shumë të rinj dhe personalitete vendore, si Kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi, Nënkryetari i Bashkisë z. Maksim Goga, autor dhe përkthyes z. Bajram Karabolli, drejtuese në Shtëpinë Botuese “Media Print” znj. Anila Bisha, drejtues i Shtëpisë Botuese “Onufri” z. Bujar Hudhri, mes...
Sipas gojëdhënave shqiptare, një plakë shkoi në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell tha: “Tani unë do t’i kullos për qejf bagëtitë. Lamtumirë dimër, shkofsh në djall”. Në këtë moment, prilli (ose marsi) tha: “Shkurt o im vëlla, më jep tri ditë hua ta ngrij plakën”. Menjëherë pas kësaj, legjenda thotë se u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb. Mali i Tomorrit është vendi...
Në këtë legjendë thuhet se kishin qenë njëherë e një kohë dy vëllezër trima që tërë jetën e tyre e kishin kaluar duke luftuar me shpata e me shtiza. Më i madhi dhe më i fuqishmi kishte qenë Muji. Më i vogli dhe më i zhdërvjellëti kishte qenë Halili. Aq i fortë kishte qenë Muji saqë kur një kalimtar i rastit e kishte pyetur atë se kah i bie filan fshati, Muji që kishte qenë duke lëvruar në arë i...
I mbushur plotë me bukuri dhe legjenda, liqeni i Ohrit mbetet një ndër atraksionet më të mira në vend. Egziston një legjendë mbi këtë liqen që thotë: “Kur Zoti krijoi liqenin e Ohrit tha: ‘kam krijuar liqenin më të bukur në planet, mirëpo, njerëzit këtu janë shumë mëkatar, si pasojë e mëkatit, do krijojë edhe një përbindësh’ dhe ashtu bëri. Askush nga njerëzit nuk e dinte se çfarë përbindëshi do të krijonte Zoti, prandaj të gjithë kishin frikë që të jetonin...
Punimet artizanale cilësohen një pasuri e çmuar që tregon vlerat, kulturën dhe identitetin e vendit tonë. Ndonëse në Fier për disa vjet u duk sikur kjo traditë u sfumua, sot brezat e rinj po mundohen të ruajnë traditën, përmes punimeve të baltës, punimeve me grep apo edhe qendisjes ku ndërthuren motivet e së shkuarës me të tashmen. Në të shkuarën, prodhimi i qeramikës përbënte një nga zejet më të rëndësishme për të plotësuar kërkesat e përditshme, për materiale ndërtimi (tjegulla, tulla), për...











