Ky panair organizohet nën kujdesin e veçantë të Lartësisë së Tij, Princit Saud bin Abdullah bin Jalawi, Guvernator i Xhedas.
Pjesëmarrës në këtë panair janë më shumë se 200 agjenci turistike vendase dhe ndërkombëtare, kompani nga sektori privat, linja ajrore, hotele, resorte dhe një sërë kompanish të specializuara në sektorin e turizmit. Nuk mungon edhe prania e kompanive të reja nga disa vende si: Maroku, Jordania, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Çadi, Mauritius, Gjeorgjia etj.
Ky panair, i cili konsiderohet si një nga panairet më të mëdha lider në fushën e turizmit, në nivel lokal dhe ndërkombëtar, synon më shumë se 40,000 vizitorë, përfshirë turistë, të interesuar dhe specialistë të sektorit të turizmit dhe adhurues të udhëtimeve.