“Smart Cultural Tourism as a Promoter of Sustainable Development in Albania” ishte tema e trajtuar në konferencën ndërkombëtare për turizmin kulturor në Europë me temë: “Relanching European Tourism through Cultural Heritage & Digitalization”, zhvilluar në Krk/Rijeka, Kroaci organizuar nga European Cultural Tourism Network, ECTN. Kjo konferencë u organizua nga European Cultural Tourism Network, ECTN në bashkëpunim me European Travel Commission, ECT; European Regions for Competitive and Sustainable Tourism, NECSTouR; Europa Nostra dhe me mbështetjen e Interpret Europe, ReInherit, Horizon 2020 dhe EAA. Tema e trajtuar “Smart Cultural Tourism as a Promoter of Sustainable Development in Albania”, prezantuar nga znj. Anisa Hykaj, koordinatore e IETT, solli një informacion të përgjithshëm të situatës së turizmit në Shqipëri, qasjet, problematikat, sfidat, arritjet etj. Një pjesë e rëndësishme e prezantimit ishin projektet e shumta që Shqipëria po realizon në kuadër të ‘turizmit të zgjuar’, digjitalizimit, projekteve ndërkufitare, rrjetëzimit etj; projekte këto të realizuara, ose në vazhdim, nga institucionet shtetërore, OJF-të dhe organizata të ndryshme. Në këtë kuadër, u paraqitën para pjesëmarrësve edhe projektet e IETT, për të cilat të pranishmit shfaqën interes. Si rrjedhojë, prezantimi u ndoq nga një sesion i frytshëm pyetje-përgjigje. IETT në pjesëmarrjet e saj, përveç të tjerave ka në fokus promovimin e Shqipërisë, vlerave dhe potencialeve të pashtershme që vendi ynë ka për të zhvilluar turizmin, qoftë atë tradicional po ashtu edhe ‘turizmin e zgjuar’. Përgjatë ditëve të konferencës u shpërdanë cmimet “ECTN Awards”, për arritjet nga destinacionet turistike kulturore që kanë prodhuar rezultate të rëndësishme në lidhje me rritjen e përvojës së vizitorëve duke respektuar traditat dhe duke përfshirë komunitetet pritëse lokale. Gjithashtu u zhvilluan disa vizita studimore në Krk dhe Rijeka.