Monografi

Bajram Sali Gashi, Hero i Kosovës

Bajram Halil Gashi, pas tre librash me karakter historik, vjen para lexuesit me librin e ri “Kosova, andrra e jetës sime”.  Një monografi kushtuar mësuesit dhe luftëtarit Bajram Sali Gashi, “Hero i Kosovës” dhe “Dëshmor i atdheut”.

Fryma patriotike përcjell përmbajtjen e të katër librave të Bajramit, por ky i fundit është shtrati atdhetar i zemrës, shpirtit dhe mendjes së tij. Ajo që bie në sy që në faqet e para të librit është: Njohja me jetë e heroit Bajram Sali Gashi, e mbushur plot përpjekje për t’u arsimuar në kushtet e vështira të kohës. Bëhet fjalë për vitet 1920 e më tej.

Më pas jeta si mësues dhe drejtues shkolle, që nuk vazhdoi gjatë, sepse ngjarjet historike, Lufta e Dytë Botërore, pushtimi i Shqipërisë, bashkimi i trojeve shqiptare (1941-1945), e thirrën për të përmbushur detyra të reja si atdhetar e misionar. Vrapoi, duhet thënë fluturoi bashkë me mijëra të tjerë, për t’i dalë zot arsimit, vatanit dhe bashkimit të kombit. Jeta e tij ishte e shkurtër (33 vjeç), por plot atdhetari dhe heroizëm: duke “Këmbyer penën e diturisë, me pushkën për liri të Dardanisë”.

Numri i faqeve  254

Shtëpia botuese: Milenium i ri