Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) mori pjesë në Balkonnect Festival 2026 përmes pjesëmarrjes së Drejtoreshës Ekzekutive, znj. Anisa Hykaj.
Ajo mori pjesë si paneliste në sesionin “Turizmi, Pasuritë e Paluajtshme dhe Infrastruktura, si dhe Trashëgimia Kulturore dhe Ekonomia Kreative si Infrastrukturë e Turizmit”, i cili u zhvillua tek Piramida Tiranë.
Gjatë diskutimit, znj. Hykaj trajtoi rolin e trashëgimisë kulturore, edukimit dhe angazhimit të komunitetit në krijimin e përvojave më autentike dhe të qëndrueshme turistike në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor. Ajo ndau gjithashtu shembuj praktikë nga puna e IETT-së në organizimin e tureve kulturore, aktivitetet e interpretimit të trashëgimisë dhe nismat edukative të lidhura me turizmin kulturor.
Po ashtu, ajo theksoi rëndësinë e identitetit të destinacionit, interpretimit të trashëgimisë dhe përvojës së vizitorëve në forcimin e zhvillimit turistik dhe promovimin e vlerave kulturore afatgjata.
Paneli u moderua nga Prof. Dr. Kejda Nuhu dhe mblodhi së bashku profesionistë nga fushat e turizmit, inovacionit, investimeve, zhvillimit të biznesit dhe industrive kreative.










