17 tetor 2025
IETT ishte e pranishme në Forumin Ekonomik Shqiptaro-Turk, mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, një ngjarje e rëndësishme që promovoi bashkëpunimin ekonomik, partneritetet strategjike dhe mundësitë e reja të investimeve mes dy vendeve.
Gjatë forumit, përfaqësuesit e IETT morën pjesë në Panelin I, me temë:
“Turizmi i së nesërmes: Investime për një destinacion elitar.”
Diskutimet u fokusuan në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, rritjen e cilësisë së ofertës turistike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë sektor me potencial të lartë.