Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit mori pjesë në Samitin e Parë Shqiptar për Turizmin Mjekësor “Pse Shqipëria 2025”, i organizuar më 22 nëntor në Hotel Marriott nga Shoqata Shqiptare e Turizmit Mjekësor, AMTA.
IETT e konsideron turizmin mjekësor si një fushë me potencial të lartë, duke pasur parasysh burimet natyrore të Shqipërisë, shërbimet cilësore dhe mundësitë që vendi ofron për t’u pozicionuar si një destinacion premtues mesdhetar.
Samiti solli diskutime mbi cilësinë mjekësore, bashkëpunimin ndërinstitucional, turizmin dentar, wellness-in, kirurgjinë, promovimin dhe përdorimin e teknologjisë për të mbështetur këtë sektor strategjik.
Pjesëmarrja në samit ishte një mundësi e vlefshme për të kuptuar trendet më të fundit dhe për të kontribuar në promovimin e kësaj fushe strategjike.










