Më 25 tetor 2025, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT), në bashkëpunim me @modeluntirana, organizoi në zyrat e tij në Tiranë workshopin “Si të organizohet një konferencë Model United Nations (MUN)?”.

Workshopi u drejtua nga Jonas Bruns dhe Alexander Dietz, bashkëthemelues dhe drejtorë ekzekutivë të @mymunofficial (MyMUN.com), një prej platformave dixhitale më të njohura në botë të dedikuara konferencave Model United Nations.

Programi përfshiu tema mbi lidershipin, logjistikën, buxhetimin, mjetet dixhitale dhe strategjitë e komunikimit, duke u ofruar pjesëmarrësve njohuri praktike mbi mënyrën e organizimit të eventeve të suksesshme MUN dhe forcimin e lidhjes së Shqipërisë me rrjetin global të MUN.

Workshopi u mbyll me prezantime, diskutime dhe rrjetezim midis pjesëmarrësve dhe trajnerëve.