Në datën 18 maj 2022, Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë organizoi konferencën ndërkombëtare shkencore me temë “Fuqia e muzeve”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve kulturore dhe studiuesve të ndryshëm. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Dorian Koçi, gjatë fjalës në hapje të konferencës theksoi se dita e sotme duhet të shërbejë për të rritur ndërgjegjësimin për faktin se muzet janë një mjet i rëndësishëm i shkëmbimit kulturor, pasurimit të kulturave dhe zhvillimit të mirëkuptimit të ndërsjellë midis popujve dhe se është me rëndësi të shohim se çfarë ndodh në muzeologjinë shqiptare.“Muzetë përmes koleksioneve rrëfejnë për të kaluarën tonë dhe ndikojnë në modelimin e ideve të reja duke përberë në këtë mënyrë dy tipare thelbesorë në projektimin e një të ardhmeje më të mire. Në një, botë qe ndryshon dita-ditës sfida me e madhe e muzeumeve reflektohet në rolin e tyre në shoqëri”, tha Koçi, duke iu referuar konferencës. Ai shtoi se pyetjet që shtrohen sot për përshtatjen e rolit të muzeve në shoqëri pasqyrohen në tre drejtime: fuqia e muzeve për një zhvillim të qëndrueshëm, fuqinë e inovacionit në dixhitalizimin dhe aksesueshmërinë në muze dhe fuqinë e muzeumeve për përsosjen e shoqërisë dhe komunitetit nëpërmjet edukimit të vazhdueshëm përmes programeve dhe koleksioneve historike. Një tjetër temë e prekur gjatë konferencës ishte fuqia e inovacionit në dixhitalizimin dhe aksesueshmërinë e muzeve. Inovacioni dixhital mund t’i bejë muzetë me të aksesueshëm dhe tërheqës, duke ndihmuar audiencën të kuptojë koncepte komplekse dhe të siç mund të jenë funksionimi i qendrave të para të banuara, shtresëzimet e ndryshme të qytetërimeve në qendrat urbane, shtresëzimi social në qendrat urbane, jetesa e komuniteteve te ndryshme fetare dhe etnike si rasti i komunitetit hebraik në qendrat urbane të Evropës etj. Një shembull i tillë ishte dhe turi virtual i Muzeut të Apolonisë. Zhvillime teknologjike si skanimet dhe printimet tre dimensionale, ringritjet tre dimensionale sjellin qartësi në elementet arkitektonike, dekorin që këto objekte apo monumente kanë. Rindërtimi me imtësi i këtyre objekteve i jep mundësi studiuesve të kuptojnë çdo detaj të tyre, por gjithashtu edhe mundësinë për të ndërhyrë në këto objekte dhe monumente me teknika të reja dhe më të sakta duke eleminuar gabimet teknike të ndërhyrjeve.
IETT e vlerëson zhvillimin e kësaj konference shkencore si një nga mënyrat më të mira për shkëmbimin e ideve lidhur me promovimin e muzeve, historisë që ato prezantojnë si dhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.