Karaburuni është një perlë e natyrës shqiptare dhe ndër destinacionet më mbresëlënëse për vizitorët. Gadishullit të Karaburunit përfaqëson një hapësirë shumë të madhe, me potenciale të rëndësishme, si për biodiversitetin ashtu dhe zhvillim ekonomik e turistik. Janë evidentuar: 10 tipe habitatesh natyror (2 habitate parësorë), 8 lloje, floristike të rëndësishme, 5 lloje, endemike dhe 1 lloj, të Aneksit IV, të Direktivës së Habitatit.

Grupimet kryesore janë ata të kullotave të thata mesdhetare, pyjeve të çlirët me valanidh (Quercus ithaburensis subsp. macrolepis) e ndonjë tjetër dushk gjetherënës, makies me ilqe (Q.ilex) e më rrallë me dafine (Laurus nobilis), garrigave e friganeve, të ndryshme etj.

Këtu gjenden lloje endemike e subendemike, si dhe lloje të rralla e të kërcënuara (Taxus bacata, Ceratonia siliqua etj).

Zona ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit dhe të ekoturizmit, kjo për vlerat e evidentuara më sipër, por edhe për vetë bukuritë natyrore që kjo zonë mbart. Karaburuni ka disa nga shtigjet më të bukura në Shqipëri për turistët e pasionuar pas hiking, plazhe mjaft të veçanta, gjire detare etj.