Kumarxhiu është një ndër romanet që trajton dramën që shkakton bixhozi tek njerëzit: I përshkruar përmes depërtimeve të thella psikike, kjo vepër ka arritur të fitojë mendjet e miliona lexuesve edhe pas më shumë se se një shekulli.

Fjodor Dostojevski është një nga romancierët më të mëdhenj të letërsisë ruse dhe botërore të shekullit të XIX, i cili vuri themelet e prozës së gjatë për fuqinë përshkruese, depërtimin e thellë psikologjik dhe peshën e madhe që i dha letërsisë në komunikimin me lexuesin.
Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Ndëshkim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”.

Ai u bë i famshëm për krijimin e “Heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.

Projekt i Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit.

Autor: Fjodor Dostojevski

Faqet: 232

Gjinia: Novelë