“Njerëz të varfër” është një novelë e ndërtuar në mënyrë të veçantë: një ngjarje e rrëfyer si një seri letrash mes personazheve. Makar Dievushkin Alexievitch është një shkrimtar mediokër, Barbara Dobroselova Alexievna punon si rrobaqepëse.

Të dy përballen çdo ditë me të gjitha format e poshtërimit të shoqërisë ndaj të varfërve. Këta njerëz nuk respektohen nga askush. Ata janë shumë të varfër për t’u martuar, por dashuria e tyre është aq e dëlirë, sa e bën lexuesin të derdhë lot. Kur ky libër u botua për herë të parë, kritiku i njohur rus Belinski tha se Dostojevski do të bëhej një gjigant i letërsisë.

Gjinia: Roman
Autori: Fjodor Dostojevski
Shqipëroi: Jorgji Doksani
Shtëpia botuese: Uegen
Viti: 2012
Faqe 326