Liqeni i Ohrit me një thellësi prej 285 m, është më i thelli në Ballkan dhe lag në pjesën më të madhe të tij Maqedoninë (Ohër, Strugë), dhe Pogradecin në Shqipëri. “Liqeni i dritës” u shpall pasuri natyrore nga UNESCO në vitin 1980 dhe që prej korrikut të vitit 2019, është pjesë e e trashëgimisë botërore.

Plot 4 milionë vjet janë dashur që të krijohet një liqen i këtyre përmasave, dhe gjithçka filloi kur nisi të shembej toka në pjesën perëndimore të Alpeve Dinarike. Sot, ky liqen i bukur i mjelmave është një ekosistem që përmban më shumë se 200 specie, duke përfshirë koranin, peshkun e shijshëm i cili noton vetëm në këto ujëra. Ka shumë vende të bukura, si Pogradeci, fashti Lin apo edhe shumë fshatra të tjerë në këtë zonë, të cilët rrethohen nga pamja qetësuese e këtij liqeni e ku kjo e fundit mund të shijohet më së miri.

Liqeni i Ohrit llogaritet si një prej 3 liqeneve më të vjetra në botë dhe një nga rezervat më të mëdha të biodiversitetit. Prejardhja e tij është prej periudhës terciale me origjinë tektonike, në shtratin e liqenit ka 50 milijarde m3 ujë. Bën pjesë në llojin e liqeneve subtropikale dhe asnjëherë nuk ngrin. Tejdukshmëria e ujit është deri më 21.5m dhe kjo tregon për kthjelltësinë e tij.

Gjendet në lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një siperfaqe prej 349 km2. Është i gjatë 31 km dhe i gjërë 14 km.  Për shkak të pozicionit shumë të favorshëm gjeografik aty rriten 40 specie te rralla, ndër më të njohurat dhe ekonomikisht më të rëndësishmet është peshku i pastër i llojit Salmo letnica, (Korani), “Salmothimus ohridanus”, (Belushka) etj. Prej studiuesve të natyrës vlerësohet si një fenomen natyror i jashtëzakonshëm.

Gjejmë rastin të kujtojmë se prej tij ëshë frymëzuar jo pak herë poeti ynë i shquar Lasgush Poradeci, lirikat e të cilit janë të motivuara po nga Liqeni i Ohrit dhe janë shumë të këndshme për lexuesit.