Ambicia, vullneti dhe motivimi i lartë janë një sfidë e madhe në këtë jetë. Për të arritur sukses, duhet të kalojmë nëpër një korridor të vogël, të quajtur ambicie ose vullnet, prej nga fillon nisja madhështore dhe hidhen hapat e [parë për lavdi. Suksesi qëndron brenda nesh, ne zotërojmë mekanizmat dhe mënyrat e tij. Por kur është koha për të filluar?

E kush nga ne nuk kërkon të jetë i suksesshëm në jetën e tij? Këtë qëllim dhe synim e ndajnë të gjithë njerëzit e thjeshtë, kështu që suksesi është një kërkesë njerëzore dhe një qëllim i lindur, ku personi arrin vetveten dhe e lartëson atë. Historia ka shkruar përmes fazave të ndryshme kohore, histori të njerëzve të suksesshëm që ishin në gjendje të arrinin sukses në të gjitha fushat e jetës. Kur një person ndjek rrugën e të suksesshmëve në jetë, ai ndjek shembullin e atyre që i paraprijnë atij në këtë rrugë, kështu që shtigjet  e tyre që janë të suksesshëm në jetë do të ndriçojnë për ata që kërkojnë sukses. Ata që kërkojnë të ndjekin këto taktika, janë ata që duan të dalin fitimtarë ndaj armiqve në beteja.

Autori i veprës: Abdullah Sadik Dahlan, Kryetar i Bordit Drejtues të Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Numri i faqeve: 171

Shtëpia botuese: Mileniumi i Ri

Viti i botimit: 2022