Ismail Aliu u lind në Jazhnecë të Tetovës, më 1 nëntor 1954 dhe u shpërngul në qytetin e Tetovës më 14955. Shkollën Fillore dhe të Mesme i kreu në Tetovë, ndërsa Studimet e Larta në Ferizaj dhe në Prishtinë. Autori ka nisur të merret me shkrime qysh herët, si nxënës botoi në gazetën “Zëri i rinisë”, “Zëri i Kosovës”, si edhe gazeta e revista të tjera. Botime të tjera të autorit janë: “Duke thurur ëndrra për jetën, harrova të jetoj”, “Jeta në pranga”, “Dashuria në konceptin e letërsisë dhe psiko-filozofisë”, “Fletët e një ditari”, “Më fal atdhe”, “Fjalët që s’i thash”, “Shtegtari”.

Romani vrasës shpirti është një roman policesk, ku fantazia i kalon caqet e një aventure policore.  Romani shkon thellë në mënyrën sesi i rrisim fëmijët tanë në ditët e sotme, mbresat dhe traumat.

Mungesa e një edukimi në themel, me dashuri që zë rrënjë në familje, tek prindërit, është produkt edhe i një shoqërie apo institucioni që kërkon baza, kritere e standarde, që nuk duhen anashkaluar apo përdorur si klishe, por kërkon vëmendje thelbësore, zë për zë, në mënyrë që ata që përfaqësojnë ligjin të jenë njerëzit më të besuar, më mbështetës, për t’i dhënë çdo qytetari një jetë të qetë, të lumtur, brenda hapësirave të veta njerëzore.

Kthesa që merr romani me zgjidhjen e misterit, fijet e holla që ndajnë pikë kulmore nga ai “katil ligjor” a sadist, mjedisi familjar, harmonizuar me atë të një natyre të bukur e vendosin rrëfimin dhe lexuesin në memorie aktive të reflektimit.

Numri i faqeve 325

Viti i botimit 2023

Shtypshkronja Mileniumi i ri