Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit në bashkëpunim me Kolegjinë Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” zbatoi projektin “CIT HUB – Qendër e Inovacionit”, e financuar nga Kongresi Rinor Kombëtar dhe Bashkia e Tiranës në kuadër të programit ‘Tirana Kryeqyteti Rinor Europian 2022. IETT inkurajon inovacionin dhe kreativitetin tek të rinjtë, duke mbështetur në mënyrë aktive nismat sipërmarrëse. Në kuadër të projektit “CIT HUB – Qendër e Inovacionit”, u organizuan një sërë trajnimesh në Python, Web Developer, Paketa Office, CITi Incubator Start Up, Menaxhimi i Databazave, si dhe u organizua DemoDay StartUp Challenge 2022. Bashkëpunimi ynë me organizata të tjera, donatorë dhe investitorë publikë apo privatë ka bërë të mundur që ne të ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh dhe mundësish për start-upe, të cilat kultivohen në programet tona të inkubacionit, ku ne ofrojmë trajnime, mentorim dhe mundësi investimi. Ky program u ofroi një mundësi startup-eve rinore për të inkubuar idetë e tyre të biznesit për 8 javë dhe më pas prezantimin e tyre para investitorëve potencialë.