Departamenti i Edukimit në IETT, në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” (CIT), organizoi trajnimin dy-ditor në “Digital & Internet Marketing” me lektorët, Dr. Enriko Ceko dhe Dr. Oriola Musa. Ata trajtuan tema teorike si roli i reklamave dhe elementëve të tjerë promovues të marketingut, evolucioni i konceptit të komunikimit të integruar në marketing (IMC), vlera në rritje e IMC në programet e reklamave dhe promocioni etj. Gjithashtu, u zhvilluan aspektet praktike të marketingut me anë të analizave kritike, ushtrimeve të ndryshme, punimit të shembujve konkretë dhe vlerësimeve të strategjive dhe platformave ekzistuese të marketingut digjital. Në përfundim të seancave pjesëmarrësit u pajisën me certifikata.