Qyteti i Leskovikut ka qenë i banuar nga një shtresë e pasur, e përbërë nga pronarë tokash që ruanin marrëdhënie me qytetet më në zë të Shqipërisë, por edhe jashtë saj.
Veshja e grave të pasura të këtij qyteti dallohet me fustanin e gjatë prej kadifeje të zbukuruar me fije ari, ose fundin dhe sakon po prej kadifeje. Këto veshje shoqëroheshin me jelekët e brezat të qëndisur me ar.
Në Leskovik gratë muslimane kanë përdorur edhe çitjanet, të shoqëruara me dolloma, xhybe, pirpiri, të qëndisura së tepërmi me zbukurime.
Krahas veshjes që përmendem, shtresa e varfër e qytetit vishej si fshatrat përreth tij.