Në rrethin e Vërçës veshja e grave është ruajtur gjer në Luftën II- Botërore dhe në ndonjë fshat dhe më vonë.
Pjesa kryesore e saj ishte linja, fundi i gjerë prej pëlhure pambuku dhe jeleku, pjesa e përparme e të cilit zbukurohej me monedha metalike.
Gratë e Vërçës në kokë mbanin shami të thjeshta të zbukuara me oja, rruaza e temina.
Nën ndikimin e fesë islame në këtë rrethinë gratë myslimane kanë përdorur edhe dollomanë, xhyben dhe një pjesë dhe tumanet.