IETT organizoi për studentë, specialistë dhe të rinj të tjerë të interesuar turin një-ditor në parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta” dhe liqenet e Belshit me qëllim për të studiuar dhe njohur vlerat e shumta shkencore, natyrore, turistike dhe ekonomike të tyre. Qëllimi kryesor i saj ishte studimi dhe njohja e vlerat të shumta shkencore, natyrore, turistike dhe ekonomike të tyre. Ata u udhëhoqën nga specialistët Xhulia Bygjymi dhe Dritan Lloçi, gjeografë/specialistë GIS. Gjithashtu flamingot janë një tjetër aset i rrallë i parkut ashtu si shumë shpendë dhe gjitarë të tjerë, që i japin zonës dimensionet e një parku natyror me vlera të larta natyrore. Ndalesë tjetër ishin edhe liqenet e Belshit, të formuar nga dukuria karstike që i karakterizon. Përgjatë vizitës në liqenet e Belshit, pjesëmarrësit u njohën me vlerat peizazhore, turistike dhe natyrore të tyre si dhe impaktin që ato kanë në ekonominë lokale të zonës.