“Ëndrra e xhaxhait” është një novelë e shkurtër, të cilën autori e shkroi shtatë vjet para se të shkruante “Krim dhe ndëshkim”. Në këtë novelë, një nënë ambicioze, Maria Alexandrovna Moskalyova, përpiqet të martojë vajzën e saj 23-vjeçare Zina me të moshuarin Princin K, një i afërm i cili po kalon në qytetin ku jeton familja. Vajza, pas shumë përpjekjesh, pranon të martohet me plakun, i cili nga ana e tij lumturohet që do të bëjë të vetin një bukuri...
Fjodor Dostojevski është autor rus i shekullit të 19-të dhe një ndër figurat më të shquara të letërsisë botërore. Dostojevski e përcaktoi zhanrin e kësaj vepre si një roman sentimental, duke u fokusuar kështu në përvojat emocionale të personazheve, emocionet dhe ndjenjat e tyre. Por, pavarësisht lehtësisë dhe thjeshtësisë në dukje të historisë, ajo prek çështje të rëndësishme filozofike për dashurinë dhe lumturinë. Vetë vepra përbëhet nga pesë kapituj, ku katër prej tyre janë netë dhe i fundit quhet Mëngjes. Historia tregohet në...
Ismail Aliu u lind në Jazhnecë të Tetovës, më 1 nëntor 1954 dhe u shpërngul në qytetin e Tetovës më 14955. Shkollën Fillore dhe të Mesme i kreu në Tetovë, ndërsa Studimet e Larta në Ferizaj dhe në Prishtinë. Autori ka nisur të merret me shkrime qysh herët, si nxënës botoi në gazetën “Zëri i rinisë”, “Zëri i Kosovës”, si edhe gazeta e revista të tjera. Botime të tjera të autorit janë: “Duke thurur ëndrra për jetën, harrova të jetoj”,...
Ambicia, vullneti dhe motivimi i lartë janë një sfidë e madhe në këtë jetë. Për të arritur sukses, duhet të kalojmë nëpër një korridor të vogël, të quajtur ambicie ose vullnet, prej nga fillon nisja madhështore dhe hidhen hapat e [parë për lavdi. Suksesi qëndron brenda nesh, ne zotërojmë mekanizmat dhe mënyrat e tij. Por kur është koha për të filluar? E kush nga ne nuk kërkon të jetë i suksesshëm në jetën e tij? Këtë qëllim dhe synim e ndajnë...
Shijaku nëpër vite, antologji historike e qytetit të shijakut, e shkruar me aq dashuri e pasion nga artisti i merituar i madh shijakas, piktori, kronikani e për me tepër nismëtari e promotori i kulturës ne qytetin e Shijakut, z. Agim Faja (1939-2017). Agim Faja është i njohur për artin pamor. Një nga artistët, i cili për dekada me radhë ka sjellë vepra që kanë marrë jo pak vlerësime sot është cilësuar si një prej talenteve më të mëdhenj të pikturës shqiptare....
Për botimin e këtij libri ndihmoi Instituti “Jusnus Emre”, Tiranë dhe Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit. Onur Caymaz është një autor i ri turk me origjinë shqiptare. Tregimet e Onur Caymaz-it janë meditime të holla e të thella psikologjike, gjendje të forta e kapitëse. Të shoqëruara nga mendime, duke ecur gjithnjë në teh të thikës, në një shprehje që të frymëzon e të krijon gjendje. Të gjitha tregimet e autorit kanë një frymë emocionuese dhe plot art. Vepra përbëhet...
Për të shkuar në Berat nuk ka rrugë. Është një qytet mysliman, në të hyrë të një gryke të lumit Apsus (Osumi – shën. im) dhe për të mbërritur atje që nga Vlora duhen 15 orë me kalë. Pothuajse s’ka rrugë dhe qyteti është i besimit mysliman. Minaret e tij duken që larg e ngado zotërojnë shtëpi të bardha me kopshte. Në portat e qytetit, pasi le varrezat e vjetra, në qender gjen pazarin. Aty takon “haxhiun” me rroba jeshile...
Ky botim u realizua me financimin e Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit. Botimi i vitit 2018. Teksti është përmbledhje e mësimeve të zhvilluara mbi këtë lëndë me studentë dhe mjekë, që prej vitit 1956. Ky libër mbi Tuberkulozin osteoartikular është zhvilluar pas përvojës 60-vjeçare të autorit si specialist në këtë fushë. Teksti i përgjigjet kryesisht programit të lu¬ës kundër T.B.C, mbas diskutimit dhe konsultimit të PKT. Prof. Dr. Bedri Bylyku e nisi karrierën si mjek në vitin 1957. Dijet e...
Monografinë “Familja Osmani nga Tërstena” e përgatiti për botim Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) dhe u Shtyp në Shtëpinë Botuese “Mileniumi i ri”, në Tiranë. Kjo monografi dëshmon për historikun e shpërnguljes dhe lëvizjes së familjes osmani nga një vend në tjetrin, fillimisht nga shtypja dhe presioni dhe më vonë duke ndjekur shtigjet e jetës. Ky libër njëkohësisht paraqet një hap të rëndësishëm për ata që duan të vazhdojnë me hulumtime të mëtejshme për të plotësuar të dhënat për...
Botimi i kësaj vepre ka qenë projekt i Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit. Përkthyesi, Maksim Rakipi, vë në dispozicion 5 gjuhët e mëdha që njeh për 50 novelistë të mbi një shekulli, të atij XX, që nga atëherë kur u dha për herë të parë Çmimi Nobel në vitin 1901 dhe arrin deri në fillimet e shekullit XXI. Pluralizmi i stileve dhe layshia tematike rrjedhin dhe zgjerohen nga kulturat e ndryshme përkatëse. Kjo vepër është një qëndresë e bukur...











