iett_institute

This author iett_institute has created 636 entries.

Muzeu Historik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar është muzeu më i madh në Shqipëri, por edhe një nga më të rëndësishmit. Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981. Ai është institucioni më i rëndësishëm muzeor në Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar synon të nxisë mirëkuptimin e vlerësimin e historisë së Shqipërisë te publiku. Ndërtesa e Muzeut Historik Kombëtar zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2. Ka një fasadë dominante, kjo falë mozaikut gjigand të quajtur “Shqipëria”, me dimensione 10 x 40 m, një...

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”

Historia e fotografisë në Shqipëri fillon me italianin Pietro Marubbi, i cili u vendos në qytetin e Shkodrës gjatë gjysmës së dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, ku hapi dhe studion e parë të fotografisë në 1858-ën. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubbi” është muzeu i parë i fotografisë në Shqipëri, që u hap në maj 2016 nga koleksioni i ish  Fototekës Kombëtare “Marubi”. Duke mos pasur fëmijë, ndihmësit e parë të Pietro Marubit dhe vijuesit besnikë në fushën e fotografisë ishin Mati...

Muzeu Ikonografik “Onufri“

Muzeu Ikonografik “Onufri“ ndodhet në qendër të lagjes së banuar në kalanë e Beratit. Ai është përshtatur në ambientet e Katedrales “Fjetja e Shën Marisë“. Arkitektura ku është vendosur Muzeu Ikonografik Onufri është Kisha më e madhe e lagjes Kala. Ajo ka qenë Katedralja e qytetit të Beratit dhe së bashku me ndërtesat e Mitropolisë formonte një kompleks arkitektonik. Nga ky kompleks ka mbetur vetëm kisha, e cila është ndërtuar në vitin 1797, por që mendohet se është rindërtuar mbi themelet e...

Muzeu Etnografik Berat

Muzeu Etnografik ose ndryshe Banesa e Llavdës ndodhet përgjatë rrugës kryesore për në kalanë e Beratit. Pas restaurimit të ndërtesës në vitin 1979, në ambientet e saj u vendos Muzeu Etnografik i Beratit.  Kjo banesë karakteristike është aktualisht ndër të paktat në gjininë e banesave me çardak. Ajo vjen në ditët e sotme pa ndryshime të mëdha, duke ruajtur si vlerat e jashtme, ashtu dhe ato ornamentike në brendësi te saj. Në  katin e sipërm na prezantohen disa shembuj të dhomave...

Muzeu Etnografik i Beratit

Muzeu Etnografik ose ndryshe Banesa e Llavdës ndodhet përgjatë rrugës kryesore për në kalanë e Beratit. Pas restaurimit të ndërtesës në vitin 1979, në ambientet e saj u vendos Muzeu Etnografik i Beratit.  Kjo banesë karakteristike është aktualisht ndër të paktat në gjininë e banesave me çardak. Ajo vjen në ditët e sotme pa ndryshime të mëdha, duke ruajtur si vlerat e jashtme, ashtu dhe ato ornamentike në brendësi te saj. Në  katin e sipërm na prezantohen disa shembuj të dhomave...

Muzeu Etnografik i Elbasanit

Në qendër të qytetit të Elbasanit, shumë pranë Rrapit të Bezistanit, ndodhet një shtëpi karakteristike, e cila në vitin 1986 u kthye në muze. Ky muze, i cili përfaqëson traditat dhe mënyrën e të jetuarit në Elbasan, gjendet në një nga shtëpitë e vjetra të qytetit. Ndërtesa është 200 vjeçare dhe përfaqëson shtëpitë tipike të stilit post-mesjetar shqiptar. Për nga lloji, kultura dhe origjinaliteti, godina është nga më të rrallat në vend. Në planin kompozicional dhe në përgjithësi në konceptimin...

Muzeu Etnografik i Krujës

Muzeu Etnografik i Krujës është së bashku me Muzeun Kombëtar Skënderbeu. Muze Kombetar (Nr. 27/2018, Neni 202, Qendra Muzeore Krujë-“Muzeu Kombëtar Skënderbeu, Muzeu Etnografik Krujë”, Muze Kombetar). Muzeu Etnografik ndodhet brenda kalasë së Krujës. Ky muze është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanëve, që në atë kohë ishin sundimtarë të Krujës. Ndërtesa e ndërtuar nga Ismail Pashë Toptani, i përket vitit 1764, është e tipit çardak dhe ka stil oriental. Në të gjenden piktura të stilit barok dhe islamik, të cilat...

IETT mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kongresit Kombëtar të Rinisë

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT u anëtarësua së fundmi në Kongresin Kombëtar të Rinisë dhe u bë pjesë e kësaj asambleje dhe procesit të votimit për përzgjedhjen e bordit drejtues të KKR për vitin 2023. Në mbledhjen e 10-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kongresit Kombëtar të Rinisë morën pjesë organizatat rinore, grupet joformale, universitetet, forumet rinore politike që janë pjesë e KRK-së dhe partnerë të ndryshëm të tij. Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT u anëtarësua...

“Vetëm mëkatarët qajnë”

Botimi i kësaj vepre ka qenë projekt i Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit. Ky vëllim poetik është një përpjekje serioze drejt poezisë bashkëkohore, ku liria e fjalës, vargu i shkujdesur me plot figura metaforike, e bëjnë këtë libër të dashur për  çdo lexues. Autorja e këtij libri, një vajzë e re, plot ëndrra e zhgënjime, që e sheh botën me sytë e zemrës. Edhe pse askush nuk arrin ta kuptojë, ajo gjen prehje nga vargjet që i burojnë nga thellësia...

IETT merr pjesë në edicionin e 11-të të panairit ndërkombëtar të udhëtimit dhe Turizmit në Xheda – Arabi Saudite, 19-21 shkurt 2023

Ky panair organizohet nën kujdesin e veçantë të Lartësisë së Tij, Princit Saud bin Abdullah bin Jalawi, Guvernator i Xhedas. Pjesëmarrës në këtë panair janë më shumë se 200 agjenci turistike vendase dhe ndërkombëtare, kompani nga sektori privat, linja ajrore, hotele, resorte dhe një sërë kompanish të specializuara në sektorin e turizmit. Nuk mungon edhe prania e kompanive të reja nga disa vende si: Maroku, Jordania, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Çadi, Mauritius, Gjeorgjia etj. Ky panair, i cili konsiderohet si një nga...