Ky konkurs pati si qëllim nxjerrjen në pah të bukurive dhe vlerave të vendit tonë nëpërmjet objektivit të një aparati fotografik. IETT me mbështetjen e UBA Bank, Universitetit CIT dhe Shtypshkronjës “Mileniumi i Ri” organizoi me sukses konkursin e fotografisë me temë: “Pasuritë e Shqipërisë”. Konkursi ishte një përpjekje modeste për të nxjerrë në pah bukuritë dhe vlerat e vendit tonë nëpërmjet objektivit të një aparati fotografik” – tha në fjalën e tij Drejtori i IETT, Assoc. Prof. Dr. Ramiz...
IETT organizoi për studentë, specialistë dhe të rinj të tjerë të interesuar turin një-ditor në parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta” dhe liqenet e Belshit me qëllim për të studiuar dhe njohur vlerat e shumta shkencore, natyrore, turistike dhe ekonomike të tyre. Qëllimi kryesor i saj ishte studimi dhe njohja e vlerat të shumta shkencore, natyrore, turistike dhe ekonomike të tyre. Ata u udhëhoqën nga specialistët Xhulia Bygjymi dhe Dritan Lloçi, gjeografë/specialistë GIS. Gjithashtu flamingot janë një tjetër aset i rrallë i parkut...
IETT i ofroi internship për “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Komunikim”, studentes së masterit, zj.Arwa Mufaku, duke e bërë pjesë të disa veprimtarive ndërkombëtare të IETT. Gjatë këtyre muajve pati bashkëpunim dhe energji të vazhdueshme për realizimin e projekteve të ndryshme si organizimi i Konferencës Ndërkombëtare për Literaturën Islame në Gjuhën Shqipe, krijimi i projekt propozimeve në fusha të edukimit, trashëgimisë si dhe turizmit, etj. #foogallery-gallery-13285 .fg-image { width: 150px; } #foogallery-gallery-13285 { --fg-gutter: 10px; }
Në datat 01-02 tetor 2022 u mbajt në Durrës, Konferenca Ndërkombëtare me temë: “Literatura Islame në Gjuhën Shqipe 1945-2022: Prodhimtaria dhe përhapja e dijeve Islame në rajon”, në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara, Sarajevë; AIITC, Tiranë dhe Qendrën Kulturore ‘Horizonti’, Podgoricë. Kjo konferencë pati si qëllim analizën sasiore dhe cilësore të prodhimtarisë së literaturës islame. Pjesëmarrësit vinin nga fusha e disiplina të ndryshme shkencore, institucione kërkimore-shkencore, shtetërore e private, ofrues të arsimit, institucione të bashkësive fetare islame, udhëheqës të...
Në kuadër të “Java e Kulturës Egjiptiane”, IETT organizoi pranë ambienteve të saj, një leksion të hapur mbi marrëdhëniet Egjipt-Shqipëri, me pjesëmarrjen e veçantë të Ambasadorit të Egjiptit në Tiranë, Sh.T.Z. Mohamed Heider, së bashku me pjesëtarë të tjerë të Ambasadës së Egjiptit, profesorë, studiues, si dhe studentë. Ne kemi një tërheqje ndaj kulturës së jashtëzakonshme të Egjiptit, por edhe për faktin se një pjesë e historisë sonë është e lidhur me atë vend. Të pranishmit u përshëndetën fillimisht nga Drejtori...
Më datë 5 maj 2022 u hap zyrtarisht Panairi i Turizmit dhe Sportit, edicioni i 18-të në ambientet e Pallatit të Rinisë, në Prishtinë. Ky panair është një event promovues, në të cilin prezantohen një sërë destinacionesh turistike, agjensi dhe biznese, institucione të tjera nga vendi, rajoni dhe me gjerë, për sektorin e turizmit dhe sportit. Me këtë rast, një delegacion i Institutit, përfaqësuar nga Koordinatorja e IETT, Znj. Anisa Hykaj vizitoi stendat e panairit ndër të cilat përmendim stendën e “Visit...
Departamenti i Edukimit në IETT, në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” (CIT), organizoi trajnimin dy-ditor në “Digital & Internet Marketing” me lektorët, Dr. Enriko Ceko dhe Dr. Oriola Musa. Ata trajtuan tema teorike si roli i reklamave dhe elementëve të tjerë promovues të marketingut, evolucioni i konceptit të komunikimit të integruar në marketing (IMC), vlera në rritje e IMC në programet e reklamave dhe promocioni etj. Gjithashtu, u zhvilluan aspektet praktike të marketingut me anë të analizave...
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit në bashkëpunim me Kolegjinë Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” zbatoi projektin “CIT HUB – Qendër e Inovacionit”, e financuar nga Kongresi Rinor Kombëtar dhe Bashkia e Tiranës në kuadër të programit ‘Tirana Kryeqyteti Rinor Europian 2022. IETT inkurajon inovacionin dhe kreativitetin tek të rinjtë, duke mbështetur në mënyrë aktive nismat sipërmarrëse. Në kuadër të projektit “CIT HUB – Qendër e Inovacionit”, u organizuan një sërë trajnimesh në Python, Web Developer, Paketa Office, CITi Incubator...
Në kuadrin e projektit për pasurimin e librotekave në të gjithë hapësirat shqipfolëse, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) i kushton një rëndësi të veçantë librotekave të institucioneve të ndryshme kulturore dhe arsimore, publike e private. Me këtë rast, një delegacion i Institutit, përfaqësuar nga Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj, Drejtor Ekzekutiv i IETT; Prof. Dr. Nevila Nika, Anëtare e Bordit dhe Koordinatorja e IETT, Znj. Anisa Hykaj, vizitoi Bibliotekën “Thimi Mitko” në qytetin e Korçës, ku u pritën nga...
Më datë 30 maj 2022, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) dhe “Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, nënshkruan një “Marrëveshje Bashkëpunimi”, me qëllim arritjen e rrugëve të suksesit në sektorë të ndryshëm, në shërbim të palëve të interesuara, bashkëpunëtorëve, studentëve apo stafeve respektive. Në këtë takim morën pjesë, Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj, Drejtor Ekzekutiv i IETT; Prof. Dr. Nevila Nika, Anëtare e Bordit; znj. Anisa Hykaj, Koordinatore e IETT, si dhe Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, Prof. Dr....











